Connect with us

Bota

A është koha për ta lënë punën që e bëni me shumë pasion?

Published

on

Pasi kaluan vite duke ndërtuar karriera në fushat që i pëlqejnë, disa punëtorë po pyesin veten nëse është koha për ta braktisur “anijen”.

Për aq kohë sa mban mend, Vanessa Carpentier dëshironte të punonte me kafshët. “Kur isha fëmijë, duke lozur lojën ‘familja’, gjithmonë kam dashur të jem qeni i shtëpisë”, thotë ajo.

Gruaja 33-vjeçare, e cila jeton në qytetin kanadez, Montreal, nuk e kishte arritur suksesin e duhur në shkollë për të studiuar veterinarinë në universitet.

Por, ajo nuk u dëshpërua dhe vendosi të trajnohej si teknike veterinare, raporton bbc.

“Ishte perfekt”, thotë ajo. Dhe kur u punësua për herë të parë në këtë fushë, mendoi, “unë kam fituar diçka në jetë”, transmeton Telegrafi.

Por, Carpentier shpejt e kuptoi se puna e saj e ëndrrave nuk ishte ashtu siç e kishte parashikuar. Ajo u takua me kolegë toksikë, pronarë abuziv të kafshëve shtëpiake dhe paga të ulëta, plus orë jashtëzakonisht të gjata pune. Ajo lëvizi në mjekësinë veterinare, duke ndërruar klinika dhe specialitete për të provuar dhe zbutur problemet. Megjithatë, kur një çështje u zgjidhte, u shfaqte një tjetër.

“Ne fillonim punën në ora shtatë të mëngjesit dhe ndonjëherë mbaronim në mesnatë, pastaj do të duhej të kthehesha në shtatë të nesërmen”, thotë Carpentier. Për vite me radhë, ajo nuk e dinte se kur do të kthehej në shtëpi dhe në këtë formë anashkaloi një pjesë tjetër të jetës së saj – përfshirë planet për të krijuar familje.

Përfundimisht, 13 vjet pasi ajo filloi punën e ëndrrave, Carpentier u largua. “Unë investova gjithçka që kisha në punën me kafshët, dhe kuptova se kisha harruar vetveten”, thotë ajo. Tani, ajo punon si agjente në një bankë. “Unë punoj në distancë dhe kurrë nuk kam pasur kaq shumë kohë për veten”.

Por, fillimi nga e para në një industri të re ka qenë e vështirë. Carpentier ka lënë pas jo vetëm kafshët që donte, por pjesë të identitetit dhe punës që bëri. Ajo la pas edhe reputacionin që e ndërtoi ndër vite.

“Kam qenë në krye të karrierës sime më parë, kur unë flisja, njerëzit më dëgjonin; ata më besuan mua”, thotë ajo. “Në punën time të re, unë jam vetëm një numër.” Megjithatë, thotë Carpentier, “nuk dua të kthehem kurrë mbrapa”.

Kjo histori tingëllon e vërtetë për shumë njerëz që janë të apasionuar pas punës së tyre. Shumë njerëzve u janë dashur vite për të ndërtuar karriera kuptimplote në fushat që i duan, duke kaluar orë të gjata dhe duke përballuar kushte të vështira.

Por, në shumë raste, këto punë ëndrrash janë bërë të papërballueshme, qoftë për shkak të toksicitetit, paqëndrueshmërisë ekonomike apo lodhjes totale. Disa punëtorë po e pyesin vetveten: a është koha për të lënë industritë që duam?

Kushtet e vështira dhe shqetësimet ekzistenciale

Ndjekja e një karriere të bazuar në pasion mund të jetë emocionuese – në fund të fundit, shprehja e vjetër thotë, “nëse e doni atë që bëni, nuk do të punoni kurrë asnjë ditë në jetën tuaj”.

Edhe pse mund të jetë aq e kënaqshme të ndjekësh një karrierë ëndrrash, ekspertët thonë se ka mund të ketë edhe anë negative të mëdha në këtë rrugë.

Një nga arsyet që shumë punë pasioni bëhen të paqëndrueshme është se punëtorët e përkushtuar shpesh janë të nënvlerësuar dhe të mbingarkuar, por të gatshëm të durojnë kushte më të këqija pune për shkak të dashurisë së tyre për punën.

“Nëse dikush është aq i përkushtuar ndaj punës që po bën dhe e sheh atë si një pjesë thelbësore të identitetit të tij, është më e vështirë të pajtohet me toksicitetin e përditshëm të vendit të punës”, thotë Erin Cech, profesoreshë e asociuar e sociologjisë në Universitetin e Michiganit, SHBA.

Cech shpjegon se jo vetëm punëtorët me pasion kanë tendencë të punojnë më shumë orë dhe të bëjnë punë shtesë, por ata gjithashtu mund të jenë “gati të shohin përtej shumë sfidave potenciale të punës së tyre”.

“Këto mund të jenë gjëra të tilla si kompensimi, përfitimet dhe stabiliteti, por gjithashtu ka të ngjarë të jenë gjëra të tilla si praktika të padrejta në organizatën tuaj ose një mbikëqyrës, bashkëpunëtorë që ndikon keq në punën tuaj”, shtoi ajo.

Profesoresha thotë se kjo mund të dërgojë gjithashtu në shfrytëzimin e pasionit kur këta punëtorë ultra të përkushtuar nuk kompensohen në mënyrë të drejtë për përpjekjet e tyre shtesë (gjë që ndodh shpesh – aq shpesh sa të rinjtë koreano-jugor kanë shpikur termin ‘paga pasioni’ për të përshkruar se si punëdhënësit përdorin pasionin si një justifikim për të paguar më pak).

Kushtet si kjo, duke përfshirë stresin e shtuar të shqetësimeve për sigurinë e punës në industri të caktuara, po shtyjnë disa punëtorë të mendojnë të lënë punën e tyre të ëndrrave për karriera të tjera. Dhe megjithëse është gjithmonë e vështirë të lini një punë, Cech thotë se lënia e një prej këtyre pozicioneve mund të jetë veçanërisht stresuese kur identitetet e punëtorëve ndërthuren me punët që ata duan. Largimi mund të ketë një taksë ekzistenciale.

“Nëse pastaj e lini atë punë ose shuhet vendi i punës, papritmas rrezikoni të humbni një pjesë thelbësore të asaj që mendoni se jeni, dhe kjo mund të jetë shkatërruese”, thotë ajo. Kjo mund të jetë veçanërisht atakuese kur punëtorët përvetësojnë narrativën se ‘gjetja e pasionit tuaj’ është përkufizimi i suksesit.

“Kur u tregoja njerëzve punën time, isha shumë krenare”, thotë Carpentier. “Kur hapa sytë se sa toksik ishte vendi im i punës, nuk mund të besoja”.

Pavarësisht se ishte djegur, Carpentier mendoi të hiqte dorë nga puna vetëm kur shefi i saj i sugjeroi asaj të pushonte për një kohë. “Ai më tha, ‘Le të bëjmë një pushim sepse nuk dua të të humb’ dhe unë thjesht vendosa që doja të ndaloja plotësisht”.

Tani, Carpentier nuk flet për punën gjatë takimit me miqtë – nuk ndihet më si pjesë e identitetit të saj. “Unë e mbyll kompjuterin tim dhe kaq”, deklaroi ajo.

A është koha për të hequr dorë?

Mes këtyre kushteve të vështira, mund të jetë e vështirë të kuptosh se kur është momenti më i mirë për t’u larguar nga një punë pasioni. Përfundimisht, të investosh vite të tëra në një karrierë, vetëm për ta hedhur poshtë, mund të ndiheni tmerrësisht keq – dhe, siç thotë Cech, godet fort punonjësit.

Si e dini kur është koha për të lënë pas një punë pasioni?

Hapi i parë mund të jetë t’i hedhësh një sy mjedisit të punës dhe të kuptosh nëse është i qëndrueshëm. Cech u sugjeron punëtorëve të monitorojnë në mënyrë aktive sesa kohë shtesë po shpenzojnë dhe nëse paga e tyre i kompenson në mënyrë adekuate.

Ajo sugjeron gjithashtu që të mendojnë për pushimin – dhe nëse po e marrin mjaftueshëm atë. “Nëse me anë të pritshmërive të qarta ose të nënkuptuara nuk jeni në gjendje të rikuperoheni nga puna që po bëni, ky është një flamur i madh i kuq”, thotë Cech.

Të kesh një ndjenjë se ku mund të arrish më pas mund të jetë gjithashtu një hap kritik në vendimmarrje. Kjo është ajo që e ndihmoi Maggie Perkins nga Atlanta, të linte mësimdhënien, punën që  dëshironte ta ndiqte që në moshë të re. E djegur thellë, 30-vjeçare ishte në një pikë të thyer, kështu që ajo u sigurua që të kishte një strategji të qartë daljeje.

“Plani im ishte të shkoja dhe të punoja në një shkollë tjetër për një vit, por thjesht të paraqitesha, të kujdesesha për detyrat e mia dhe të sigurohesha që fëmijët të jenë të sigurt, por jo të vendos gjithë pasionin tim në të”, thotë ajo dhe shtoi se “nëse nuk gjeja një punë më të mirë gjatë verës, atëherë do të largohesha”.

Perkins përfundoi duke e gjetur atë punë në Costco, zinxhir magazinash; ajo filloi punën në muajin shtator.

Për punëtorët që vendosin të lënë këto pozicione, Cech thotë se është e rëndësishme të kërkohet kuptimi jashtë punës, veçanërisht pasi lënia e një pune pasioni, pasi kjo mund të shkaktojë vështirësi në lidhje me ndjenjën e identitetit të tyre.

Për Perkins, kjo është ajo që e ka zbutur largimin nga industria e saj e pasionit. Ajo është ende e lidhur me fushën e arsimit që ajo pëlqen, duke ofruar mësime për studentët dhe mbështetje dixhitale, në vend që të punojë në klasa me kohë të plotë.

“Unë kurrë nuk pushova së dashuruari me mësimdhënien”, thotë ajo. “Sapo kuptova se mjedisi ishte aq i pashëndetshëm saqë më duhej të largohesha prej tij”. 

Continue Reading
Advertisement

Bota

“Vajza ime mbijetoi falë një zinxhiri të pabesueshëm ngjarjesh”, heroi 55-vjeçar i Crans-Montanës shpëtoi dhjetë të rinj: Pashë njerëz që digjeshin të gjallë dhe…

Published

on

By

Një baba në Zvicër ka përshkruar se si një telefonatë nga vajza e tij në natën e Vitit të Ri i dha mundësinë të shpëtonte jetën e të paktën dhjetë personave kur shpërtheu një zjarr vdekjeprurës në një vendpushim skish në Alpet Zvicerane.

Paolo Campolo, 55 vjeç, foli për gazetën italiane Il Messaggero, duke shpjeguar se mbërritja me vonesë e vajzës së tij 17-vjeçare për numërimin mbrapsht të Vitit të Ri në barin Le Constellation në Crans Montana rezultoi vendimtare në ndihmën e njerëzve të bllokuar në flakë.

Duke folur nga spitali në Sion, ku po trajtohet për probleme serioze të frymëmarrjes nga thithja e tymit, analisti financiar tha se vajza e tij Paolina, e cila ndjek një shkollë të mesme në Gjenevë, por ishte në shtëpi për festat, do të takonte të dashurin e saj në klubin e famshëm dhe luksoz.

Megjithatë, ajo po vonohej, pasi ndaloi për herë të parë në shtëpinë e babait të saj “për të përshëndetur, për të bërë një dolli së bashku dhe për të prerë panettone-n”, tortën tradicionale italiane të festave.

“Ishte faji ynë që u vonuam, ajo duhet të kishte qenë në klub deri në mesnatë. Sot mund ta them pa asnjë ekzagjerim, kjo vonesë i shpëtoi jetën”, tha ai në një intervistë të përkthyer nga italishtja në anglisht.

Paolina nuk pati kohë të hynte në lokal, ndryshe nga partneri i saj, i cili kishte hyrë tashmë në lokal.

Ndërsa ai po e priste në hyrje, shpërtheu zjarri. Rreth orës 1:20 të mëngjesit (ora lokale), 17-vjeçarja telefonoi të atin duke kërkuar ndihmë. Ai, duke parë flakët nga shtëpia e tij, e cila është jo shume larg, vrapoi drejt lokalit Le Constellation me fikësen e tij të zjarrit.

Duke kujtuar atë agim, Paolo tha se “flakët nuk ishin më aq të larta, por kishte tym të dendur e të zi kudo. Djegia ishte jashtëzakonisht e shpejtë dhe e dhunshme, zgjati vetëm disa minuta. Pastaj u ndal. Por nuk kishte më oksigjen brenda. Dhe kjo është ajo që shkaktoi tragjedinë”. Ai kujtoi gjithashtu se e kishte parë Paolinën jashtë ndërtesës, “të palëvizshme” dhe “në shok”, duke pritur pa ndihmë partnerin e saj të dilte nga kaosi.

“Ai ishte pikërisht pas derës. Arriti të dilte para syve të saj. Ai u shpëtua fjalë për fjalë për disa sekonda, por tani është në spital në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë në Bazel, me djegie të gjera”, tha Paolo. “Vajza ime u shpëtua falë një zinxhiri të pabesueshëm ngjarjesh. Nëse do të kishte ndodhur pak më herët ose pak më vonë, historia do të kishte qenë krejtësisht ndryshe.”

Ai shtoi se, në atë kohë, besonte se fikësi i zjarrit që kishte me vete “ishte i padobishëm”, por u përpoq të ruante qetësinë derisa mbërritën forcat e para të shpëtimit.

Dëshmia e tij është tronditëse

Më në fund ai gjeti një dalje për të ndihmuar ata që kishin mbetur të bllokuar, “por ishte e bllokuar ose e mbyllur nga brenda”.

“Arrita të hyja me forcë dhe kështu arrita të shpëtoja dhjetë të rinj. Kishte shumë italianë atje… Përmes dritareve mund të shihja këmbë dhe krahë. Trupa të shtrirë në dysheme”, tha ai.

Siç tha ai, një i huaj e ndihmoi të thyente një dritare.

“E tëra çfarë mund t’ju them është se disa trupa ranë mbi ne. Ishin të rinj, të gjallë por të djegur. Disa ishin të vetëdijshëm, të tjerë jo. Ata po kërkonin ndihmë në gjuhë të ndryshme, përfshirë italishten”, tha Paolo. “Ishin shumë të rinj. Ky dyqan i veçantë ishte një pikë takimi në Crans Montana dhe vizitohej kryesisht nga të mitur. Përpara meje pashë shumë vajza të veshura me minifunde dhe bluza elegante, të cilat kishin pësuar djegie në lëkurë.”

Nga njerëzit që nxori, ai kujtoi se disa ishin “të dehur” dhe “gjallë por të plagosur, disa rëndë”.

Mendimi që e mbajti të fortë: “Mund të kishin qenë fëmijët e mi”.

Përveç të huajit që e ndihmoi, Paolo shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për bizneset lokale dhe profesionistët në komunitet që u mobilizuan menjëherë për të ndihmuar.

Continue Reading

Bota

Maduro dhe gruaja e tij janë kapur nga Delta Force e ushtrisë amerikane; Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës thotë se të gjitha forcat e armatosura do të jenë të vendosura në vend

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës ka njoftuar një vendosje të menjëhershme të forcave ushtarake në të gjithë vendin.

Duke folur në spanjisht në një video-adresim, Vladimir Padrino López bëri thirrje për një front të bashkuar rezistence përballë “agresionit më të keq” ndonjëherë kundër Venezuelës, duke shtuar se Venezuela po ndiqte “urdhrat e Maduros” që të gjitha forcat e armatosura të dislokohen.

“Na kanë sulmuar, por nuk do të na nënshtrojnë”, thotë ministri i mbrojtjes.

Zëvendëspresidenti i Venezuelës kërkon prova të jetës, pasi vendndodhja e Maduros nuk dihet

Sapo dëgjuam nga zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez.

Ajo thotë se qeveria nuk e di vendndodhjen e Presidentit Maduro ose të Zonjës së Parë Cilia Flores.

Ajo shtoi se qeveria kërkoi “prova të menjëhershme të jetës” për të dy.

Çfarë dëmesh i janë shkaktuar infrastrukturës ushtarake të goditur? Dhe çfarë viktimash ka?

Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino, ka thënë se qeveria po mbledh informacione rreth të vdekurve dhe të plagosurve dhe pretendon se sulmet kanë goditur zona civile.

Ai shtoi se Venezuela do të “rezistojë” ndaj pranisë së trupave të huaja.

Maduro dhe gruaja e tij janë kapur nga Delta Force e ushtrisë amerikane, thonë zyrtarët për CBS

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro u kap nga Delta Force e ushtrisë amerikane, thanë zyrtarët për partnerin amerikan të BBC-së, CBS News.

Delta Force është njësia kryesore kundër terrorizmit e ushtrisë amerikane.

Continue Reading

Bota

Burime zyrtare: Maduro dhe bashkëshortja e tij u kapën nga Delta Force amerikane

Published

on

By

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë kapur nga njësia elitare amerikane Delta Force, kanë deklaruar burime zyrtare për CBS News.

Sipas CBS, operacioni është kryer nga Delta Force, njësia më elitare e ushtrisë amerikane për operacione kundër terrorizmit dhe misione speciale me rrezik të lartë. Detaje të tjera mbi vendndodhjen dhe mënyrën e kapjes nuk janë bërë ende publike.

Më herët, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi në rrjetin e tij Truth Social se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe se gjatë këtij operacioni është “kapur udhëheqësi i vendit, Presidenti Nicolás Maduro”, së bashku me bashkëshorten e tij, të cilët janë nxjerrë jashtë Venezuelës, shkruan A2 CNN.

“Operacioni u krye në bashkëpunim me forcat ligjzbatuese amerikane. Detaje të mëtejshme do të pasojnë,” shkroi Trump.

Ai njoftoi gjithashtu se do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 11:00, në rezidencën e tij Mar-a-Lago, ku pritet të japë më shumë informacion mbi operacionin.

Deri në këto momente, autoritetet venezueliane nuk kanë reaguar zyrtarisht. 

Continue Reading
LIVE ALBUK TV
ALBUK TV LIVE
Bota2 hours ago

“Vajza ime mbijetoi falë një zinxhiri të pabesueshëm ngjarjesh”, heroi 55-vjeçar i Crans-Montanës shpëtoi dhjetë të rinj: Pashë njerëz që digjeshin të gjallë dhe…

Albania2 hours ago

Dallgët rrezikojnë përplasjen e tragetit, rreth 1000 pasagjerë priten të udhëtojnë me këtë linjë drejt Italisë

Bota2 hours ago

Maduro dhe gruaja e tij janë kapur nga Delta Force e ushtrisë amerikane; Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës thotë se të gjitha forcat e armatosura do të jenë të vendosura në vend

Bota2 hours ago

Burime zyrtare: Maduro dhe bashkëshortja e tij u kapën nga Delta Force amerikane

Bota2 hours ago

Arrestimi i narko-diktatorit/ Mediat amerikane: Maduro dhe gruaja e tij u kapën nga forcat Delta

Bota3 hours ago

Trump thotë se SHBA-të kanë ‘kapur’ Presidentin Venezuelian Maduro

Bota4 hours ago

‘Një gjendje trazirash të jashtme’, Maduro kërkon një plan mobilizimi

Bota4 hours ago

Shtatë shpërthime të forta në kryeqytetin e Venezuelës (video)

Bota5 hours ago

Qeveria e Venezuelës hedh poshtë dhe dënon agresionin ushtarak të SHBA-së

Bota5 hours ago

Dëgjohen shpërthime ndërsa tymi ngrihet në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas; Presidenti Trump urdhëroi sulme ajrore

UK6 hours ago

Paralajmërimet për motin janë zgjeruar, ndërsa bora dhe akulli mbulojnë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar

UK6 hours ago

Faqet e para të gazetave në UK

Bota6 hours ago

Katër sfida me të cilat përballet kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Mamdani

UK6 hours ago

Dy trupa të nxjerrë nga deti, kërkimet vazhdojnë

Albania6 hours ago

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit

Albania3 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK5 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania5 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania7 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK3 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK7 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports5 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK4 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania5 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania4 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK4 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota5 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK4 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania4 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota5 days ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

Trending