A ju duket si 50 vjeç? Fansat mahniten nga anëtarja e jurisë së America’s Got Talent

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një foto e magjishme e postuar në Instagram nga anëtarja e jurisë së America’s Got Talent, Sofia Vergara ka lënë fansat pa fjalë dhe të shokuar për moshën e saj.

Vergara duket e mrekullueshme dhe i lë pak vend imagjinatës teksa pozon me bikini nën rrezet e diellit dhe 28.8 milionë ndjekësit e saj e kanë të vështirë ta besojnë se është 50 vjeçe.

Shumë nxituan të komentojnë për të lavdëruar bukuroshen kolumbiane.

“Sa vjeç je, 21?“, shkruhet në një prej komenteve si për të treguar se ajo shkëlqen dhe mosha për të është thjesht një shifër.

“Sa më shumë plakesh, aq më e mrekullueshme dukesh“, shkruan një tjetër.

Sofia fitoi famë në vitet ’90 në një program meksikan të quajtur Acapulco, Cuerpo Y Alma.

Ajo më vonë u shfaq në Baywatch, My Wife and Kids, Hot Properties dhe Punk’d.

Midis 2009 dhe 2020 ajo mori rolin e Gloria Delgado-Pritchett në Modern Family.

Share This Article