A ka gjetur Putin një zëvendësues! / Kush ishte i riu misterioz krah tij në Sheshin e Kuq

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një kohë kur raportet për shëndetin e Vladimir Putin sa vijnë e bëhen me shqetësuese,një pyetje e re i është shtuar misterit që ekziston rreth presidentin rus. A ka gjetur kreu i Kremlini një zëvendësues?

Shumë mediat ndërkombëtare vunë re se ai ishte mbuluar me një batanije gjatë paradës së 9 majit në Sheshin e Kuq, teksa mbante dorën e djathtë të fshehur mes raporteve se është diagonistikuar me Parkinson.

Por dalja e tij në Sheshin e Kuq ngriti edhe të tjera dyshime. Presidenti rus është parë duke folur gjatë me një të ri misterioz. Kjo ka mjaftuar për të krijuar skenarë të rinj në lidhje me trashëgiminë e tij politike.

Sipas revistës amerikane Newsweek, video e tyre duke biseduar u postua në Twitter nga disa përdorues.

I riu misterioz me të cilin po fliste Putin quhey Dmitry Kovalev dhe mësohet se është kreu i administratës presidenciale.

Identitetin e bashkëbiseduesit misterioz të Putinit e ka konfirmuar edhe gazeta ruse “Baza”, duke shtuar se disa burime në Kremlin thonë se Kovalev është pasardhësi i ardhshëm i presidentit rus.

Kovalev është 36 vjeç dhe është shfaqur hera herës krah presidentit Putin.

Share This Article