A ka negociata Basha-Berisha/ Bylykbashi flet për atë që po ndodh në PD

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i cili është anëtar i Komisionit të Rithemelimit ka komentuar në ABC atë që po ndodh brenda demokratëve.

I pyetur nëse ka negociata mes pjesës së demokratëve që drejtohen nga Lulzim Basha me Komisionin e Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha për bashkimin e partisë, Bylykbashi e tha se ka “kontakte mes kolegës”, por jo “negociata”.

 “Ka kontakte mes kolegësh. Kolegëve ju desh 6 marsi, për të arritur në konkluzion. Nuk ekziston një koncept i tillë negociatash. Nuk negociohet statuti i PD-së” – tha Bylykbashi.

Deputeti që mbështet Berishën tha se është e përcaktuar në statut se si bashkohet partia, që është përmes procesit të votimit.

 “Për sa i takon atij që është organi më i madh vendimmarrëse që është Kuvendi që u mblodh më 11 Dhjetor.

Nuk ka një kryetar, por është organi kolegjial që është Komisioni i Rithemelimit që është i përkohshëm, që me Kuvendin e ri Komisioni e humbet funksionin.

Statuti i PD përcakton që demokratët të bashkohen tek kutia e votimit, që është vota e lirë e fshehtë në kutinë e votimit”, – tha Bylykbashi.

Share This Article