A ka politikanë që kanë përdorur “Sky Ecc”? Përgjigjet kreu i SPAK

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i pranishëm sot në Komisionin e Ligjeve, u pyet nga deputeti Dashnor Sula nëse ka politikanë të lartë që kanë përdorur Sky Ecc.

Si përgjigje Dumani tha se nuk mund të prononcohet, por tha se ka cështje në hetim.

Ai garantoi se nëse do të evidentohen raste të tilla “ne do ushtrojmë ndjekjen penale sepse është detyrim ligjor”

Pyetje: A ka politikanë që kanë folur në SKY dhe a ka komunikime për zgjedhjet në to?

Altin Dumani: Nuk mund të prononcohem, kemi çështje në hetim, por ajo që ju garantoj unë se në çdo rast që do evidentohen raste të tilla ne do të ushtrojmë ndjekjen penale sepse është detyrim ligjor. Por jemi në hetim e sipër dhe nuk mund të jap informacion.

Share This Article