A ka qenë Putin diku ku mund të arrestohej?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vetë Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund ta arrestojë presidentin rus, Vladimir Putin – kjo u takon vendeve që kanë nënshkruar një marrëveshje me gjykatën të quajtur “Statuti i Romës”.

123 shtete e kanë nënshkruar ndërsa Rusia nuk është një prej tyre. Pra, lideri rus nuk do të arrestohet apo ekstradohet nga territori rus, raporton bbc.

Por a ka udhëtuar diku që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ku mund të arrestohej teknikisht?

Këtu është një listë e udhëtimeve të tij jashtë vendit:

Qershor: Taxhikistan, Turkmenistan

Korrik: Iran

Shtator: Uzbekistan

Tetor: Kazakistan

Nëntor: Armenia

Dhjetor: Kirgistan, Bjellorusi

Nga këto, vetëm Taxhikistani e kanë nënshkruar marrëveshjen që parashikon arrestimin e ndonjë të kërkuari nga Gjykata e Hagës.

Por vlen gjithashtu të përmendet se të gjitha vendet ku ai ka qenë – përveç Iranit – janë ose anëtarë të plotë ose të asociuar të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, një grup post-sovjetik i dominuar nga Rusia.

Putin pritet ta vizitojë Afrikën e Jugut, i cili detyrohet ligjërisht ta arrestojë presidentin rus.

Share This Article