• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, July 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
​A ka shpresë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës këtë vit?

​A ka shpresë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës këtë vit?

by albnews
1 April, 2025
in Kosova
0
7
VIEWS

Kosova nuk do të mund të anëtarësohet në Këshill të Evropës as këtë vit, pa dërgimin e draftstatutit – të propozuar nga Bashkimi Evropian – për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatë Kushtetuese, thonë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.

Sipas tyre, topi është në anën e Kosovës dhe nëse bëhen hapat e nevojshëm para mbledhjes së ministerialit të radhës të KiE-së, agjenda mund të ndryshohet për të përfshirë votimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatën lidere në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në anën tjetër, në Ministrinë e Punëve të Jashtme presin që aplikimi i Kosovës të trajtohet gjatë këtij viti, derisa nënvizojnë se vendi ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara për anëtarësim, raporton KP.

E njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare janë skeptik se mund të ketë progres në këtë drejtim, madje thonë se në rrethanat aktuale edhe dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese nuk do të garantonte anëtarësimin në këtë mekanizëm evropian.

Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Evropës do të mblidhet me 13 maj 2025, ndërsa paraprakisht agjenda e këtij takimi do të përgatitet gjatë muajit prill nga sekretariati i kësaj trupe vendimmarrëse të KiE-së.

Kosova në vitin 2024 mori votat e nevojshme në Asamblenë Parlamentare për anëtarësim në Këshill të Evropës, mirëpo nuk e kaloi hapin final, pasi nuk u përfshi fare në agjendën e Komitetit të Ministrave, trupë kjo vendimmarrëse për anëtarësimin e Kosovës dhe që mblidhet vetëm një herë në vit.

Pengesë për t’u përfshirë në agjendë vitin e kaluar u bë përcaktimi i Kosovës për të mos përmbushur kërkesën e tri prej shteteve kryesore të Bashkimit Evropian – Gjermanisë, Francës dhe Italisë, që ta përcjellë në Gjykatën Kushtetuese draftstatutin e propozuar nga BE-ja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

E në ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë thonë për KosovaPress se ky kusht ende është i vlefshëm për Kosovën, derisa theksojnë se fatkeqësisht ky hap ende nuk është ndërmarrë nga institucionet e Kosovës.

Përkitazi me këtë, sipas tyre, votimi i suksesshëm për anëtarësimin e Kosovës është me rëndësi jetike, andaj votimi, pa siguruar shumicën e nevojshme do të rrezikonte këtë aspiratë dhe mund të çonte në rezultate negative.

Megjithatë, deklarojnë se Kosova meriton vendin e saj në Këshill të Evropës dhe se Gjermania mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj të plotë për aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në KiE.

“Sigurimi i një votimi të suksesshëm për anëtarësimin e Kosovës është me rëndësi kritike. Votimi pa siguruar shumicën e nevojshme do të rrezikonte këtë aspiratë dhe mund të çonte në rezultate negative, të cilat duhet të shmangen me çdo kusht. Ne kemi qenë të qëndrueshëm dhe transparentë, së bashku me partnerët tanë, në përcaktimin e hapit thelbësor të nevojshëm për të siguruar shumicën: Dorëzimin e draftit për ASMM [Asociacionin] në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Fatkeqësisht, ky hap thelbësor ende nuk është ndërmarrë. Tani topi është në fushën e Kosovës, siç është theksuar në letrën e majit 2024 nga presidenti Macron, kancelari Scholz dhe kryeministrja Meloni. Agjenda për Komitetin e Ministrave përgatitet nga sekretariati i tij. Nëse hapat e nevojshëm do të përfundohen para mbledhjes, ne jemi të bindur se agjenda mund – dhe duhet – të ndryshohet për të përfshirë një votim për anëtarësimin e Kosovës”, tha Christian Boettcher nga zyra për komunikim në ambasadën gjermane, në një përgjigje për KosovaPress.

Mirëpo, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, thotë për KosovaPress se vendi ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se presin që aplikimi i Kosovës të trajtohet në ministerialin e muajit maj të Këshillit të Evropës.

I pyetur nëse kanë lobuar te vendet anëtare për të siguruar shumicën, ai deklaron se MPJD-ja ka vazhduar fushatën për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi, derisa nuk u deklarua nëse do të dërgohet draftstauti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatë Kushtetuese.

“Duke u bazuar në Statutin dhe Rregullat e Procedurës së Këshillit të Evropës, pas opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, aplikimi i Republikës së Kosovës do të duhej të trajtohej në ministerialin e radhës të Këshillit të Evropës. Siç jeni në dijeni, ky opinion është dhënë në prillin e vitin 2024 dhe ka qenë jashtëzakonisht pozitiv.

Aty është konfirmuar së Republika e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara për anëtarësim, se ajo i plotëson, madje në disa raste, siç janë të drejtat e minoriteteve, i tejkalon standardet ligjore të Këshillit të Evropës dhe mekanizmave të tij, dhe se ajo duhet të anëtarësohet me të drejta të plota, pa kushte shtesë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka vazhduar fushatën për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi sipas opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ashtu siç parashihet në vet Statutin dhe Rregullat e Procedurës së Këshillit të Evropës”, thuhet në përgjigjen e tij për KosovaPress.

E profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë për KosovaPress se në rrethanat aktuale politike dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese nuk është vendim i duhur, pasi një gjë e tillë nuk mund të garantojë anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Sipas tij, do të jetë edhe shumë vonë për një veprim të tillë, derisa nuk dihet se kush do të formojë qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai është kritik edhe ndaj qeverisë në detyrë, e cila sipas tij s’ka pasur iniciativa diplomatike konkrete sesi të lëvizet tutje për anëtarësim në Këshill të Evropës, pas ngërçit aktual ku shtetet kryesore të BE-së kanë vendosur si kusht dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Këshill të Evropës.

“Unë po mendoj se jemi shumë vonë dhe tani nuk është vendim i duhur pasi kanë ndryshuar rrethanat. Qeveria e Kosovës, kushdo që të bëjë qeverinë duhet të ketë kujdes se çka po bëjmë dhe çka po marrim. Duhet pasur shumë iniciativa diplomatike konkrete sesi duhet të lëvizet tutje. Topi është në anën tonë por jo i tëri. Varet nga disa elemente që do të ndryshojnë politikën globale dhe ku jemi ne varet nga konsistenca jonë në përmbajtje dhe jo vetëm në numra”, thekson Arifi.

Institucionet në Kosovë nuk e kanë pranuar draftstatutin e hartuar nga Bashkimi Evropian për Asociacionin, derisa janë shprehur kundër dërgimit të tij për vlerësim në Gjykatë Kushtetuese.

Madje, ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani tha se i njëjti është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe vlerat evropiane.

Vitin e kaluar, një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, nëpërmjet një letre adresuar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të KiE-së, dha zotimin se Kosova do ta hartojë dhe dërgojë një draft në Kushtetuese, por jo atë të BE-së.

Mirëpo një gjë e tillë nuk u pranua, rrjedhimisht çështja e Kosovës nuk u vendos në rend dite të mbledhjes së ministrave të Punëve të Jashtme të KiE-së.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës në vitin 2022. /KP/

Previous Post

Mungoi dëshmitari, shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Next Post

Berisha në Durrës: Historia e tërmetit do të mbyllet përfundimisht brenda një viti! Sako, simbol i korrupsionit

albnews

albnews

Related Posts

Alarm për bombë, evakuohen deputetët nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
Kosova

Alarm për bombë, evakuohen deputetët nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës

5 July, 2025
Kurti pret deputetë britanikë, merr mbështetje për Kosovën në integrimet euroatlantike
Kosova

Kurti pret deputetë britanikë, merr mbështetje për Kosovën në integrimet euroatlantike

5 July, 2025
Morinë-Vërmicë, superdogana e Shqipërisë dhe Kosovës. 3 mln udhëtarë në vetëm 5 muaj
Albania

Morinë-Vërmicë, superdogana e Shqipërisë dhe Kosovës. 3 mln udhëtarë në vetëm 5 muaj

4 July, 2025
Next Post
Berisha në Durrës: Historia e tërmetit do të mbyllet përfundimisht brenda një viti! Sako, simbol i korrupsionit

Berisha në Durrës: Historia e tërmetit do të mbyllet përfundimisht brenda një viti! Sako, simbol i korrupsionit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

5 July, 2025
Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

5 July, 2025
Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

5 July, 2025
Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

5 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5075 shares
    Share 2030 Tweet 1269
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2545 shares
    Share 1018 Tweet 636
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM