“A ke turp se je 60 vjeç burrë?”- Debat mes Julit dhe Gazit, aktori: Si i betohesh për fëmijët Romeos? Ai të shfrytëzon për të gjitha

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një debat me tone te larta ka ndodhur mes aktorit Jul Deda dhe Gazit në “Big Brother VIP”, pasi ky i fundit i ishte betuar Romeos për fëmijët, në mënyrë që ai ta besonte.

Ky veprim i Gazit ka revoltuar disa prej banorëve, pro ai që është prekur më shumë ka qenë Juli, i cili u shpreh duke i thënë:  “A ke turp mor burrë? Je 60 vjeç burrë i betohesh Romeos për fëmijët të të besojë Romeo”.

Ndërkohë Gazi është shprehur tejet indiferent, duke i thënë se Romeo nuk i ka kërkuar të betohet, por ka qenë vet ai që e ka thënë.

Ndër të tjera ai u tha banorëve për këtë situatë “ç’ju duhet juve”.

“E ke ul veten shumë para Romeos”, thksoi Juli më tej.

Pjesë nga debati:

Juli: A ke turp mor burrë? Je 60 vjeç burrë i betohesh Romeos për fëmijët të të besojë Romeo. Sa i vogël u tregua mor.

Gazi: Pse mo i ndodhi ndonjë gjë? Doni me përdor fëmijët e mi ju?

Juli: Ti po i përdor me i mbush mendjen Romeos. Ai është përdoruesi më i keq i familjes këtu. Sara mos fol më me të.

Gazi: Romeo nuk më kërkoi të betohem, dhe i thash që zë be fëmijët që skam lidhje… S’ka punë ai.

Juli: E ke ul veten shumë para Romeos.

Gazi: Mos e zë me më gojë. Ti mos i jep zë kësaj gjëje që kam bërë unë për fëmijët e mi. Përdor fëmijët e ti. Ç’punë ke ti se çfarë bëj unë.

Juli: Po ja ke thënë të gjithëve më. Ik bëhu me atë që të shfrytëzon për të gjitha. Sot ke dalje. Ke tregu që je më i vogël se Romeo.

Gazi: Po mbroni liderin e madh. (Julin)

Ledjona: Po ke prekur fëmijët mo

Gazi: Po ç’ju duhet juve.

Share This Article