“A keni fytyrë ju”, Shehaj debat me Ndrecajn: Kush je ti mo..

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti Agron Shehaj dhe juristi Plarent Ndrecaj janë përfshirë në një debat në emisionin “Opinion” teksa ishin duke diskutuar për çështjen e inceneratorëve.

Shehaj akuzoi Ndrecajn duke i thënë se po mbron persona të cilët SPAK i akuzon për vjedhjen e mbi 3 milionë euro. Kjo gjë ka sill reagimin Ndrecajt, i cili tha;“ çfarë po mbrojë? A keni fytyrë ju a s’keni”.

Pjesë nga debati

Shehaj: Ajo që thua ti është një përgjigje vetëm për tu justifikuar.

Ndreca: Ju jeni të çuditshëm fare. Unë ju them shikoni faktet ju shkoni prap..

Shehaj: Ju vjedhur ne jemi të çuditshëm, nuk e kuptoj këtë gjë.

Ndreca: Çfarë po justifikojmë? Lëri këto, ju vidhni, ç’i keni këto historia, kush je ti që thua ju vjedhni? Si mund ta thuash?

Shehaj: E thotë SPAK-u.

Ndreca: A keni fytyrë ju a s’keni.

Shehja: Fytyrë nuk ke ti që mbron ti dhe mos më thuaj mua… SPAK thotë që ai që mbron ti ka marrë 3 milionë e gjysmë euro.

Ndreca: Më thuaj përball.

Shehaj: Përball të kam.

Ndreca: E dëgjon veten kur flet?

Shehaj: E ka thënë SPAK-u e ti e mbron.

Share This Article