A mund ta përsërisin Shtetet e Bashkuara suksesin e arritur në Venezuelë – edhe në Iran?

albnews
By
8 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga: Daniel McCarthy / New York Post

A mund të bëjë administrata e Donald Trumpit në Iran, atë që ai arriti në Venezuelë në muajin e kaluar?

Kjo ishte pyetja intriguese e ngritur nga Paul Pillar, studiues i lartë në Qendrën për Studime të Sigurisë në Universitetin Xhorxhtaun (para kësaj me përvojë 28-vjeçare në CIA), gjatë një takimi të së enjtes në Uashington.

Shkak për këtë ishte një panel i Qendrës për Interes Kombëtar mbi atë se çfarë e pret Iranin, ku ekspertët Sina Azodi, drejtor i Studimeve për Lindjen e Mesme në Universitetin Xhorxhtaun, dhe Alex Vatanka, studiues i lartë në Institutin e Lindjes së Mesme, dhanë mendimet e veta.

Pillari është prej kohësh kritik i politikës së jashtme amerikane, dhe askush nuk do ta ngatërronte me një mbështetës të MAGA-s – por, pyetja e tij tregoi se si presidenti Trump e ka ndryshuar debatin në Uashington.

Një javë më parë, në të njëjtën sallë u habita kur dëgjova një ish-zyrtar të Departamentit të Shtetit, James Rubin, i cili kishte shërbyer në administratat e Bill Clintonit dhe Joe Bidenit, të pranonte gjithashtu se si Trumpi e ka riformësuar lojën e politikës së jashtme, në mënyrat që edhe kundërshtarët e tij ndonjëherë duhet t’i pranojnë si më të mira.

Jacob Heilbrunn, redaktori i revistës “The National Interest”, e pyeti Rubinin nëse kapja e suksesshme nga Trumpi e burrit të fortë venezuelas, Nicolás Maduro, e ka shëruar Amerikën nga ekuivalenti modern i “sindromës së Vietnamit” – një hezitim për të përdorur forcën që buron nga përvoja e hidhur e vendit me “luftërat e pafundme” në Irak dhe Afganistan.

Siç duket, Trumpi e eliminoi Maduron me lehtësi; a mund të bëjë të njëjtën gjë me udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei?

Vatanka nuk kishte asnjë dyshim për një gjë: po i vjen fundit sundimit të terrorit të 86-vjeçarit.

Pyetja e vështirë është se me sa gjak do të përfundojë – dhe sa e dhunshme do të jetë ajo që do të vijë më pas.

Vatanka, i lindur në Teheran dhe i arsimuar në Britani, theksoi se “dezertimi nga regjimi” është thelbësor.

Sipas tij, edhe disa nga drejtuesit e niveleve më të ulëta të Republikës Islamike e kuptojnë se nuk ka të ardhme me Khamenein apo me linjat e tjera të ashpra.

Anti-amerikanizmi i ajatollahut dhe urrejtja ndaj Izraelit kanë dështuar – ky regjim ka jetuar me slogane dhe ka korrur vetëm mjerim për të gjithë, përfshirë edhe personat e brendshëm të sistemit.

Ata duan të shpëtojnë veten, argumenton Vatanka, dhe do ta tradhtojnë ajatollahun dhe rrethin e tij të ngushtë nëse u jepet mundësia.

Sipas Vatankas, një prerje koke e regjimit si ajo që Trumpi realizoi në Venezuelë, do të funksionojë vetëm nëse Amerika paraprakisht krijon kushtet për përçarje të elitave brenda korridoreve të pushtetit në Iran, ashtu siç elementë brenda tiranisë socialiste të Maduros u kthyen kundër vetë tiranit.

Ajo që Amerika duhet të shmangë, paralajmëron ai, është t’u japë zyrtarëve më pak të vendosur në Iran ndjesinë se nuk kanë rrugëdalje dhe se duhet të luftojnë deri në vdekje.

Shpresat e tyre për mbijetesë janë një aset i fuqishëm që mund të përdoret kundër Khameneit, Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike [KGRI] dhe akterëve më të dhunshëm të regjimit.

Vatanka sheh një rol për Reza Pahlavim, djalin e shahut të përmbysur, në largimin nga pushteti të regjimit tashmë senil “revolucionar” islamik.

Shumica dërrmuese e iranianëve – 70 përqind sipas vlerësimit të Vatankas – janë rritur pas vitit 1979. Ata nuk kanë kujtime të ashpra për brutalitetet e monarkisë; të gjitha tmerret që kanë përjetuar janë kryer nga regjimi klerikal, dhe mos asgjë tjetër, Pahlavi është simbol i një alternative – cilado qoftë ajo.

Çdo iranian e njeh emrin e tij dhe e di se ai përfaqëson diçka ndryshe – dhe kjo mund të mjaftojë, të paktën si një udhëheqës tranzitor.

Folësi tjetër i panelit nuk ishte dakord: Azodi dikur ishte mbështetës i Pahlavit, por tani mendon se trashëgimtari i mërguar i shahut është i rrethuar me njerëz të pabesueshëm, më të interesuar për hakmarrje sesa për një tranzicion të rregullt, ndërsa vetë Pahlavi dëshiron “një pozicionim nga lart dhe jo revolucion nga poshtë”.

“Ai nuk është një faktor bashkues”, thotë Azodi, dhe duke kërcënuar me varje këdo që lidhet me regjimin aktual, ai vetëm e forcon kohezionin e tij.

Azodi paralajmëron se nëse regjimi ndihet plotësisht i dënuar, ai do të shpërthejë në mënyrë të pakontrolluar, duke goditur çdo shtet në rajon me raketat balistike që janë aftësia e tij e vetme efektive sulmuese.

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit [KBGj] – Bahrejni, Kuvajti, Katari, Omani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që bashkëpunojnë për sigurinë rajonale dhe zhvillimin ekonomik – ka frikë mbi të gjitha këtë skenar, megjithëse Vatanka argumenton se KBGj-ja mund të jetë më shumë e motivuar nga perspektiva e bashkëpunimit ekonomik me një Iran të stabilizuar sesa nga alarmi për kaos që do të sillte një destabilizim më të madh.

Përparimi i të gjithë rajonit po pengohet nga armiqësia obsesive, por e kotë, e Khameneit ndaj Amerikës dhe Izraelit.

Pra, nëse ajatollahu largohet – i nxitur nga realistët brenda vetë regjimit – a do të zgjidhet problemi?

Panelistët vunë në dukje se islami shiit nuk ka patjetër nevojë për një klerik suprem, e aq më pak për një të tillë me pushtet politik: roli që mban Khamenei është shumë më pak tradicional sesa e kuptojnë të huajt, një risi fetare dhe politike e paraardhësit të tij, ideologut themelues të Republikës Islamike, Ayatollah Khomeini.

Ashtu siç koha e Khameneit po mbaron, po ashtu po mbaron edhe epoka e diktaturës klerikale, tërheqja për të cilën është zbehur madje edhe mes të brendshmëve të regjimit.

Irani ka humbur 47 vjet për shkak të këtij regjimi fanatik, por të paaftë, dhe nuk janë vetëm kundërshtarët e hapur ata të cilët e dinë këtë.

Megjithatë, panelistët panë pak gjasa që Artesh-i – trupi kryesor i ushtrisë – të ndërhyjë për të rrëzuar sundimtarët politikë, përderisa KGRI-ja mban në pushtet ajatollahun.

Nëse ai do të rrëmbehej si Maduro – ose do të shkatërrohej si reaktori i Fordosë – regjimi, si një hidër, do të rritë një kokë të re nëse trupi nuk përçahet më parë nga dezertimet.

Një “opsion Maduro” nuk është një zgjidhje e thjeshtë për Iranin.

Megjithatë, nëse Vatanka ka të drejtë, gjithnjë e më shumë figura brenda vetë qeverisë mendojnë se janë më mirë të provojnë shanset e tyre me Trumpi sesa të qëndrojnë me Khamenein.

Presidenti tashmë ka ndryshuar mënyrën se si Uashingtoni e sheh botën; ai po ndryshon gradualisht edhe mënyrën se si e sheh Teherani. /Telegrafi/

Share This Article