• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 30, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
A mund të arrihet marrëveshja mes Britanisë dhe Kosovës për pranimin e emigrantëve?

A mund të arrihet marrëveshja mes Britanisë dhe Kosovës për pranimin e emigrantëve?

by albnews
28 May, 2025
in Kosova
0
54
VIEWS

Britania e Madhe pritet t’i kërkojë zyrtarisht Republikës së Kosovës që të pranojë migrantët që mbërrijnë ilegalisht në territorin britanik me varka të vogla, si pjesë e një plani për të ngritur “qendra kthimi” jashtë vendit.

Kosova gjendet në një listë të shkurtër prej nëntë shtetesh të përzgjedhura nga ministrat dhe zyrtarët britanikë si destinacione të mundshme për strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve të refuzuar, pasi të kenë përfunduar të gjitha procedurat ligjore në Mbretërinë e Bashkuar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se vendi është “i hapur” për bisedime mbi një marrëveshje të tillë, duke sinjalizuar një gatishmëri për të shqyrtuar kërkesën e mundshme nga Londra.

 “Nuk ka pasur bisedime zyrtare me Britaninë për këtë çështje. Nuk është ngritur deri më tani. Do të ishim të hapur për ta diskutuar, megjithatë nuk mund të them më shumë sepse nuk i di detajet. Nuk mund të jap një përgjigje për një kërkesë që nuk është bërë ende.” ishte shprehur e para e vendit.

Përveç Kosovës, në listë përfshihen edhe shtete të tjera të Ballkanit si: Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina, si dhe disa vende jashtë Evropës, me të cilat Britania synon të hapë negociata në kuadër të menaxhimit të emigracionit të paligjshëm.

Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti për FrontOnline ka folur pas raportimeve nga mediat ndërkombëtare se Britania e Madhe po shqyrton mundësinë e vendosjes së migrantëve që mbërrijnë me varka të vogla në vende të treta si pjesë e një plani për hapjen e “qendrave të kthimit” jashtë territorit britanik

Hamiti theksoi se çdo marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Britanisë për një çështje kaq të ndjeshme duhet të bazohet në interesin e përbashkët dhe në standardet ndërkombëtare të ligjshmërisë.

“Çdo marrëveshje eventuale për një zgjidhje të tillë duhet të jetë në interes të të dyja palëve. Po ashtu, të jetë e ligjshme sipas standardeve ndërkombëtare,” deklaroi ai.

Ai theksoi se për momentin nuk ka një kërkesë zyrtare nga pala britanike, dhe vetëm një kërkesë e tillë formale mund të hapë diskutimin konkret në institucionet e Kosovës.

“Kjo gjë mund të shihet kur të ketë kërkesë zyrtare, nëse do të ketë një të tillë që i drejtohet Qeverisë së Kosovës,” tha Hamiti për FrontOnline.

Duke sjellë në kujtesë precedentët e mëparshëm, Hamiti përmendi dështimin e “skemës së Ruandës” të iniciuar nga qeveria konservatore në Britani, e cila ishte rrëzuar nga Gjykata Supreme e vendit për shkak të shkeljeve ligjore dhe të drejtave të njeriut.

“Ka ekzistuar një aranzhman i tillë – ‘skema e Ruandës’ – që ka dështuar në rastin e Qeverisë së mëhershme britanike, kur në pushtet ishin konservatorët. Gjykata Supreme në Britani të Madhe e ka pasë shpallur të paligjshme, sepse Ruanda konsiderohet vend i pasigurt,” kujtoi ish-ambasadori.

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka folur për FrontOnline pas raportimeve të mediave ndërkombëtare se Mbretëria e Bashkuar po shqyrton mundësinë që Kosova të pranojë migrantët që mbërrijnë ilegalisht në Britani me varka të vogla, si pjesë e një plani për ngritjen e “qendrave të kthimit” jashtë territorit të saj.

Reçica u shpreh se Kosova, si shtet me aspirata të qarta euroatlantike dhe me marrëdhënie të ngushta me Britaninë e Madhe, duhet t’i trajtojë me seriozitet të gjitha iniciativat që vijnë nga partnerët strategjikë.

“Kosova, si një shtet me aspirata të qarta për integrim euroatlantik dhe me marrëdhënie të ngushta me Mbretërinë e Bashkuar, duhet të trajtojë me seriozitet të gjitha iniciativat që vijnë nga partnerët strategjikë,” theksoi Reçica

Ai theksoi se nëse një kërkesë e tillë do të formalizohej nga autoritetet britanike, ajo do të kërkonte një vlerësim të kujdesshëm institucional dhe shtetëror, duke marrë parasysh kapacitetet e vendit dhe nevojën për përkrahje ndërkombëtare.

“Kosova ka disa kapacitete administrative dhe infrastrukturore, por një marrëveshje e tillë do të duhej të bazohej në standarde të larta të sigurisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe ndihmës ndërkombëtare teknike dhe financiare,” u shpreh ai.

Nga një këndvështrim strategjik, Reçica nuk e përjashton mundësinë që një marrëveshje e tillë të sjellë përfitime të caktuara për vendin, përfshirë bashkëpunim më të thelluar me Britaninë, zhvillim ekonomik dhe punësim lokal.

“Një marrëveshje e mundshme me Mbretërinë e Bashkuar mund t’i sjellë Kosovës disa përfitime: si rritje të bashkëpunimit bilateral, forcim të kapaciteteve për menaxhimin e migracionit, investime në infrastrukturën lokale dhe krijim të vendeve të reja të punës, veçanërisht në zonat ku do të vendoseshin këto qendra,” deklaroi ish-ministri për FrontOnline.

Megjithatë, ai theksoi se çdo vendim duhet të kalojë nëpër një proces të gjerë institucional dhe demokratik, duke përfshirë Kuvendin e Kosovës, institucionet përkatëse dhe shoqërinë civile.

“Një vendim i tillë duhet të kalojë nëpër një proces të gjerë institucional dhe demokratik, përfshirë Kuvendin e Kosovës, institucionet përkatëse dhe shoqërinë civile, për të garantuar që çdo angazhim ndërkombëtar të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet e vendit dhe vlerat themelore të shtetit tonë,” përfundoi Reçica.

Eksperti  i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, për FrontOnline  ka folur pas raportimeve nga mediat ndërkombëtare se Britania e Madhe po shqyrton mundësinë e hapjes së një sërë “qendrash kthimi” për migrantët jashtë territorit të saj, ku përfshihet edhe Kosova si një nga opsionet

Islami theksoi marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, duke e cilësuar këtë të fundit si një aleat strategjik të vendit tonë në shumë fusha, përfshirë sigurinë.

“Kosova dhe Britania e Madhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Qoftë në aspektin politik dhe në sfera të tjera dhe në sferën e sigurisë. Britania e Madhe së fundmi e ka pajisur Policinë e Kosovës me pajisje që luftojnë krimin e organizuar dhe kontrabandën,” tha Islami.

Ai rikujtoi edhe përkrahjen që Kosova ka marrë nga Britania në arenën ndërkombëtare dhe rolin që ky shtet ka pasur si mbështetës i vazhdueshëm i Kosovës në proceset kyçe politike dhe të sigurisë.

“Duke pasur parasysh edhe në rrafshin politik, Britania është aleat strategjik dhe Kosova e ka pasur përkrahjen nga ajo,” shtoi ai.

Islami përmendi gjithashtu edhe bashkëpunimin e mëparshëm të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çështjen e pranimit të përkohshëm të qytetarëve afganë që ikën nga regjimi taleban, duke theksuar se një qasje e tillë duhet të ndiqet edhe ndaj kërkesës britanike.

“Kosova ka treguar gatishmëri dhe bashkëpunim me SHBA kur disa afgan, kur talebanët fituan në Afganistan, dhe një pjesë e tyre që ishin pro-perëndimore, dhe me këtë Kosova duhet të i përgjigjet pozitivisht Britanisë së Madhe krahas kësaj kërkese’’ tha ai për FrontOnline.

Sipas tij, vendosja e qendrave për migrantë nuk paraqet barrë financiare për Kosovën, pasi ato menaxhohen dhe financohen nga vetë shtetet që i ngritin.

“Kosova duhet t’i pranojë ata emigrantë, sepse secili shtet shpenzimet për ata emigrant i merr vet ai shtet dhe në ato qendra mbizotëron eksterritorialiteti. Kosova do të duhej ta pranonte këtë dhe t’ia lehtësojë punën Britanisë së Madhe,” përfundoi Islami.

Pas raportimeve të mediave ndërkombëtare që tregojnë se Britania e Madhe po shqyrton mundësinë që Kosova të pranojë migrantët që mbërrijnë ilegalisht në Britani me varka të vogla, si pjesë e planeve për të hapur një seri “qendrash kthimi” jashtë vendit, për FrontOnline sociologu Bekim Selishta.

Selishta theksoi se Kosova është ende në fazën e ndërtimit ekonomik dhe social dhe për këtë arsye nuk ka nevojë për investime në ndërtimin e burgjeve të reja, sidomos me mbështetje nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, vendi ka nevojë urgjente për zhvillim ekonomik përmes krijimit të vendeve të punës, rritjes së industrisë dhe mbështetjes së inovacionit.

“Në kohën kur Kosova përpiqet të ngrihet ekonomikisht dhe të sigurojë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj, ndërtimi i burgjeve të reja me mbështetje nga vendet e Bashkimit Evropian është një veprim që shkon në drejtim të kundërt me nevojat reale të vendit,” tha ai.

Sociologu nënvizoi se ndërsa ligjet dhe standardet evropiane për sundimin e ligjit janë të rëndësishme dhe duhet respektuar, nuk mund të aplikohen mekanikisht në kontekstin social dhe ekonomik të Kosovës.

“Ligje evropiane, realitete të ndryshme. Është e qartë se shumë nga këto projekte vijnë si pjesë e standardeve dhe praktikave të BE-së për sundimin e ligjit. Por, ligjet evropiane nuk mund të transplantohen në mënyrë mekanike në një vend që ka sfida sociale dhe ekonomike. Ato duhet të përshtaten me realitetin në terren – dhe realiteti në Kosovë sot kërkon fabrika, jo burgje,” theksoi Selishta.

Ai vijoi duke theksuar se ndërtimi i burgjeve të reja nuk sjell përfitime të prekshme ekonomike për qytetarët dhe nuk ndihmon në përmirësimin e kushteve të jetesës apo në uljen e papunësisë.

“Përveç ndonjë simbolike politike, nuk ka përfitim të prekshëm ekonomik apo politik nga këto investime. Ato nuk krijojnë vende të reja pune për qytetarët, nuk ndihmojnë sektorët prodhues dhe as nuk kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Ndërtimi i një burgu mund të zgjidhë ndonjë problem teknik të sistemit të drejtësisë, por nuk zgjidh problemet e thella të papunësisë dhe mungesës së perspektivës ekonomike,” tha ai.

Në këtë kontekst, Selishta paralajmëroi se mesazhet që dërgohen në komunitetin ndërkombëtar në lidhje me zhvillimin e Kosovës duhet të jenë pozitive dhe të pasqyrojnë nevojat reale të shoqërisë.

“Në vend që të dërgojmë mesazhe për progres dhe zhvillim, me burgjet e reja rrezikojmë t’i japim Evropës një tjetër imazh të gabuar për Kosovën: si një shoqëri që ka nevojë më shumë për ndëshkim sesa për përkrahje. Kjo e dëmton jo vetëm imazhin tonë, por edhe vetëdijen e brendshme kolektive për çfarë duhet të kërkojmë dhe çfarë duhet të ndërtojmë,” tha ai

Për më tepër, sociologu bëri thirrje për një rishikim të prioriteve zhvillimore të Kosovës, duke theksuar se vendi ka nevojë urgjente për investime që përkthehen në vende pune dhe përparim social.

“Është koha që prioritetet të rishikohen. Kosova ka nevojë për fabrika që hapin vende pune, për shkolla që edukojnë të ardhmen, dhe për investime që sjellin jetë – jo për struktura që simbolizojnë dështimin e sistemit,” përfundoi Bekim Selishta.

Previous Post

Përballja Shqipëri-Serbi në dorë të antiterrorit. Masat që do merren

Next Post

Shqiptarët “të çmendur” pas makinave të luksit, mësoni sa prej tyre qarkullojnë në rrugë

albnews

albnews

Related Posts

Shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë viziton Kosovën, gjenerali Jashari dhe Breuer flasin për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
Kosova

Shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë viziton Kosovën, gjenerali Jashari dhe Breuer flasin për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

29 May, 2025
“Koha e barrikadave ka kaluar”- Kurti kritikon OEK-në: Shtyrja e tregut të energjisë do të rrisë faturat e qytetarëve
Kosova

“Koha e barrikadave ka kaluar”- Kurti kritikon OEK-në: Shtyrja e tregut të energjisë do të rrisë faturat e qytetarëve

29 May, 2025
Funksiononte sipas sistemit të Serbisë, Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Veri
Kosova

Funksiononte sipas sistemit të Serbisë, Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Veri

28 May, 2025
Next Post
Shqiptarët “të çmendur” pas makinave të luksit, mësoni sa prej tyre qarkullojnë në rrugë

Shqiptarët “të çmendur” pas makinave të luksit, mësoni sa prej tyre qarkullojnë në rrugë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Turqia: Ne jemi gati t’i shërbejmë NATO-s me kapacitetin tonë prodhues

Turqia: Ne jemi gati t’i shërbejmë NATO-s me kapacitetin tonë prodhues

29 May, 2025
Milani e ka në dorë Allegrin pas sulmit të shpejtë të Tares, pritet vetëm zyrtarizimi

Milani e ka në dorë Allegrin pas sulmit të shpejtë të Tares, pritet vetëm zyrtarizimi

29 May, 2025
Britania kërkon të ulë varësinë nga emigrantët – Çfarë përmban plani prej 3 miliardë paund?

Britania kërkon të ulë varësinë nga emigrantët – Çfarë përmban plani prej 3 miliardë paund?

29 May, 2025
Shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë viziton Kosovën, gjenerali Jashari dhe Breuer flasin për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë viziton Kosovën, gjenerali Jashari dhe Breuer flasin për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

29 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4754 shares
    Share 1902 Tweet 1189
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2411 shares
    Share 964 Tweet 603
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1875 shares
    Share 750 Tweet 469
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1819 shares
    Share 728 Tweet 455
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1701 shares
    Share 680 Tweet 425
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM