A mund të infektohemi dy herë nga koronavirusi?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është pyetja për të cilën të gjithë dëshirojnë një përgjigje të qartë dhe ka dalë në konferencën e qeverisë së sotme në Mbretërinë e Bashkuar.

Anëtarët e publikut lejohen të paraqesin pyetje në konferencë dhe Ashley në Yorkshire pyeti nëse njerëzit mund të kapen dy herë nga virusi që shkakton Covid-19.

Dr. Harries, nëndrejtoresha e Mjekësisë për Anglinë u përgjigj: “Pozicioni i OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetit) është shumë e ngjashme me atë që do të kishim, e cila në thelb thotë se ne në fakt nuk kemi akma informata të mjaftueshme për të qenë shumë të qartë për statusin imunitar.

“Ne e dimë që disa njerëz do të kenë status të ndryshëm. Ne normalisht do të presim që të shohim ndonjë shenjë imuniteti rreth 10-12 ditë pas një infeksioni, dhe pastaj një model shumë të qëndrueshëm rreth 28 ditë.

Ajo shtoi: “Ndonjëherë ka një vonesë te individë të ndryshëm dhe ne duhet ta studiojmë këtë me kujdes, ndërsa ecim përpara. Politika jonë e testimit dhe zhvillimi i testeve të reja të antitrupave do të na ndihmojnë ta bëjmë atë.” (BBC)

Share This Article