Me pak fjalë – po.
Sipas ligjit amerikan, asgjë nuk e pengon një person të kandidojë për post nëse përballet me akuza penale.
Shembulli më i fundit ishte George W Bush, i cili kishte një dënim për vozitje në gjendje të dehur – një krim i vogël – por vazhdoi të shërbente dy mandate në Shtëpinë e Bardhë.
Rregullat se kush mund të kandidojë për president përcaktohen nga Kushtetuta e SHBA, dhe ato janë mjaft të thjeshta – një kandidat duhet të jetë së paku 35 vjeç, një qytetar i lindur natyral dhe duhet të ketë jetuar në SHBA për të paktën 14 vjet.
Por pesha e të gjitha këtyre aktakuzave mund të fillojë të ketë ndikim në pozitën e Trump.
Të paktën dy persona kanë kandiduar më parë për president me dënime penale.
Në vitin 1920, kandidati socialist Eugene Debs kandidoi, pavarësisht se ishte dënuar sipas Aktit të Spiunazhit në lidhje me një fjalim kundër luftës të vitit 1918.
Konspiracisti Lyndon LaRouche gjithashtu kandidoi në shumë raste pasi u dënua për mashtrim në 1988.
Të dy humbën zgjedhjet e tyre.
Trump e ka bërë të qartë se asnjë vendim apo dënim nuk do të ndalojë fushatën e tij dhe ai do të vazhdojë të kandidojë për president nga pas hekurave nëse duhet.