Bojkotet mund të jenë jashtëzakonisht të efektshme – siç po zbulon Facebook.
Në fund të shekullit të 18-të, lëvizja shfuqizuese inkurajoi britanikë të qëndrojnë larg mallrave të prodhuar nga skllevërit. Funksionoi. Rreth 300,000 persona ndaluan blerjen e sheqerit – duke rritur presionin për të hequr skllavërinë.
Fushata Stop Hate for Profit është lëvizja e fundit për të përdorur bojkotin si një mjet politik. Ajo pretendon se Facebook nuk bën sa duhet për të hequr përmbajtjen raciste dhe urrejtjes nga platforma e tij.
Një seri ndërmarrjesh të mëdha janw tw bindura për të tërhequr reklamat nga Facebook dhe disa kompani të tjera të mediave sociale.
Ndër më të fundit për ta bërë këtë janë Ford, Adidas dhe HP. Ata bashkohen me pjesëmarrës të mëparshëm përfshirë Coca-Cola, Unilever dhe Starbucks.
Faqja e lajmeve Axios ka raportuar gjithashtu se Microsoft pezulloi reklamat në Facebook dhe Instagram në maj për shkak të shqetësimeve për “përmbajtje të papërshtatshme” të paspecifikuar – një zhvillim që BBC mund ta konfirmojë.
Ndërkohë, platforma të tjera në internet, përfshirë Reddit dhe Twitch, kanë ngritur presione më të mëdha duke ndërmarrë hapa të tyre kundër urrejtjes.
Humbja e besimit
A mundet që ai bojkot të dëmtojë Facebook-un? Përgjigja e shkurtër është po – pjesa dërrmuese e të ardhurave të Facebook vijnë nga reklamat.
David Cumming nga Aviva Investors tha sot për programin e BBC se humbja e besimit dhe mungesa e perceptuar e një kodi moral, mund të “shkatërrojë biznesin”.
Të premten, çmimi i aksioneve në Facebook ra me 8% – duke e varfëruar shefin ekzekutiv Mark Zuckerberg, teorikisht të paktën, me 6 miliardë pound më pak.
Por, nëse kjo shumë mund të jetë më e madhe – një kërcënim ekzistencial për të ardhmen afatgjatë të Facebook – është shumë më pak e qartë./BBC

