ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dukesha e Sussexit, Meghan nis xhirimet e filmit të ri, u rikthye në aktrim pas tetë vjetësh 7 hours ago
Pas 10 vitesh te Manchester City, Pep Guardiola po vlerëson mundësinë e largimit nga posti i trajnerit 7 hours ago
4 mijë vende të reja pune nga hitet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar/ Zbulohen këngëtarët që kontribuan më shumë 9 hours ago
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 13 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

A po dorëzohen ushtarët rusë? Zëdhënësi i Putinit: Nuk po përgatisim plan të ri lufte

albnews by albnews
13 September, 2022
in Bota
0
“Kriminelët fshihen në Dubai”, opozita akuza qeverisë: shteti bashkëpunëtor me krimin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lufta në Ukrainë duket se ka kaluar një fazë kyçe, me Kievin që numëron fitore pas fitoreje, rimarrë në kontroll territoret në Kherson dhe Kharkiv, dhe me Moskën po përjeton humbje të konsiderueshme.

Me zhvillimet që kanë krijuar një sfond të ri, një deklaratë nga Kremlini është tregues i qartë për situatën mbizotëruese në të cilën ukrainasit kanë rimarrë mbi 6000 kilometra katrorë .

RelatedPosts

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

VIDEO/ Ishte nisur drejt Amerikës, kapet ngarkesa me 12 ton kokainë, rekord historik

Sipas një përfaqësuesi të Vladimir Putin, siç shkruan Neë York Times, asnjë plan i ri ushtarak nuk po diskutohet aktualisht në Ukrainë.

Gjithashtu, vlen të theksohet se ndryshimi i rezultatit të konfliktit është reflektuar edhe në faktin se trupat ruse janë dorëzuar, siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, ndërsa një numër i madh i ushtarëve rusë në vend që të luftojnë, kanë lënë armët.

Në të njëjtën kohë, një këshilltar i presidentit ukrainas pohoi se ushtria ka kapur kaq shumë ushtarë rusë ditët e fundit sa nuk ka vend për t’i strehuar ata.

Raportet që vijnë nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tregojnë se në total janë vrarë 53,000 ushtarë rusë.

A është vërtet e kërcënuar qeveria e Putinit?

Strategjia e Perëndimit, furnizimi i Ukrainës me armë në këtë fazë të veçantë të luftës funksionon. Por nuk është e qartë se qeveria e Putinit është me të vërtetë nën kërcënim, pjesërisht sepse jeta për elitat në Moskë nuk ka ndryshuar shumë, edhe pse lufta shpërthen në pragun e Ukrainës, duke vrarë mijëra dhe duke i dhënë një goditje të rëndë ekonomisë globale.

“Shumë pak gjëra duket se kanë ndryshuar në jetën e përditshmë në Moskë, ku njerëzit kanë burimet financiare për të përballuar rritjet e konsiderueshme të çmimeve, ndryshe nga pjesa tjetër e vendit. “GUM”, një qendër tregtare luksoze pranë Sheshit të Kuq, është plot me konsumatorë… dhe restorantet dhe teatrot po kalojnë periudha të artra.

Rrugët e Moskës janë ende të mbushura me makina luksoze si Lamborghini dhe Porshe ,” raporton Valerie Hopkins nga New York Times.

Gjithmonë ekzistonte frika se Putini mund të shtypte butonin e “kuq” për të aktivizuar arsenalin e tij bërthamor.

Ai gjithashtu mund të urdhërojë trupat ruse “të tërhiqen në më shumë linja mbrojtëse”, argumentoi Michael Kofman i CNA në NatSec Daily, ose ai mund të “vazhdonte me një mobilizim të pjesshëm dhe të miratojë pa fund politika për luftë.”

Sigurisht, është e paqartë nëse Putini do të zgjedhë njërën nga këto opsione, diçka më të rëndë, apo nëse do të qëndrojë siç është.

Çfarëdo që ai të bëjë, megjithatë, nuk duhet të forcojë skenarët e ndryshimit të pushtetit, të paktën tani për tani, megjithëse planet e emergjencës janë në fuqi në çdo kohë.

I forti i Kremlinit përballet me një sfidë tjetër: deputetët në 18 rrethet e Moskës dhe Shën Petersburgut i kanë bërë thirrje të japë dorëheqjen. Apeli u publikua nga këshilltarja komunale e rrethit Semyonovsky të Shën Petersburgut, Ksenia Tortsyom.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dukesha e Sussexit, Meghan nis xhirimet e filmit të ri, u rikthye në aktrim pas tetë vjetësh

Dukesha e Sussexit, Meghan nis xhirimet e filmit të ri, u rikthye në aktrim pas tetë vjetësh

13 November, 2025
Pas 10 vitesh te Manchester City, Pep Guardiola po vlerëson mundësinë e largimit nga posti i trajnerit

Pas 10 vitesh te Manchester City, Pep Guardiola po vlerëson mundësinë e largimit nga posti i trajnerit

12 November, 2025
4 mijë vende të reja pune nga hitet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar/ Zbulohen këngëtarët që kontribuan më shumë

4 mijë vende të reja pune nga hitet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar/ Zbulohen këngëtarët që kontribuan më shumë

12 November, 2025
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result