A po i përballon Graciano debatet në BBV? Flet partnerja e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koreografi Graciano Tagani është një nga personazhet që është bërë pjesë së fundmi e shtëpisë së “Big Brother Vip”. E para që ka dalë kundër pjesëmarrjes së tij në këtë format ka qenë, partnerja e tij Argjira Spanca mirëpo tani ajo është mbështetësja e tij më e madhe.

Me anë të postimeve në rrjetet sociale, moderatorja ka treguar se e ndjek Gracianon me shumë kujdes. Ndërsa në një pyetësor të bërë sot në Instagram me ndjekësit, ajo shprehet lidhur me debatet se banorët e kuptojnë shumë mirë që publiku do ‘show’.

“Si po i përballon ti debatet e fundit të Gracit, duket shumë emocional”- ishte një prej pyetjeve, ndërsa Argjira u përgjigj:

“Sa mërzitem me “x” gjë, ata fillojne dhe qeshin të gjithë me njëri tjetrin kështu që kam vendosur t’ja fus edhe unë një mendje të lehtë. Ata e kuptojnë shumë mirë që publiku do show. Ne të tjeret na ka ngel thjesht të shkojmë me rrjedhën”

Share This Article