Connect with us

Bota

A po përpiqet Rusia të manipulojë zgjedhjet në SHBA?

Published

on

Që nga java e kaluar, autoritetet amerikane janë fokusuar në hetimin e një kompanie në shtetin amerikan të Tenesit.

Thuhet se kjo kompani ka marrë dhjetë milionë dollarë nga televizioni shtetëror Russia Today për të “krijuar dhe shpërndarë përmbajtje me lajme të fshehura të qeverisë ruse për audiencën amerikane”.

Konkretisht, paratë thuhet se janë përdorur për të prodhuar video që promovonin kryesisht narrativa të krahut të djathtë mbi tema të tilla si emigracioni, problemet gjinore dhe ekonomia përpara zgjedhjeve në SHBA në nëntor 2024. Këto video më pas u shpërndanë në mediat sociale nga disa influencues të krahut të djathtë që punonin për kompaninë në Tenesi – gjoja pa e ditur që videot ishin bërë me përfshirjen ruse. Videot në fakt thuhet se janë montuar dhe prodhuar nga dy punonjës të RT.

Pikëpamjet e shprehura në video ishin “shpesh në përputhje me interesin e qeverisë ruse për rritjen e përçarjeve brenda Shteteve të Bashkuara”, thuhet në aktakuzë. Qëllimi është “që të SHBA të dobësohet në përballjen me interesat ruse, për shembull në luftën në Ukrainë.”

Advertisement

Ndërhyrje globaleRasti aktual ofron vetëm një pasqyrë të vogël se si me gjasa vepron Rusia për të ndikuar në zgjedhje – ndonëse vetë Moska rregullisht mohon çdo akuzë për ndërhyrje në zgjedhjet e vendeve të tjera.

“Rusia ka vite që po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet në vendet demokratike, siç janë zgjedhjet presidenciale në SHBA të vitit 2016 ose zgjedhjet presidenciale franceze të 2017”, thotë Julia Smirnova nga Qendra e Berlinit për Monitorimin, Analizën dhe Strategjinë (CeMAS) – një institut që studion mënyrat e dezinformimit dhe ideologjitë konspirative në internet. Në tetor 2023, SHBA-ja dërgoi një raport të inteligjencës në 100 vende mike në mbarë botën, ku thuhet se Rusia po përdorte në mënyrë aktive “spiunët, rrjetet sociale dhe mediat shtetërore” për të minuar besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve demokratike në mbarë botën.

Midis 2020 dhe 2022, kjo thuhet se ka ndodhur në të paktën nëntë vende, ndërsa në 17 vende të tjera ka pasur “një nivel më pak të theksuar” të aktiviteteve në mediat sociale ruse, e kjo duhet të merret shumë seriozisht nga këto vende. Rusia është përpjekur të influencojë edhe zgjedhjet evropiane në qershor 2024.

Advertisement

Frikësim, dezinformim, manipulim opinioni

Mundësitë e keqpërdorimeve janë shumë të mëdha. Në zgjedhjet në një vend evropian në vitin 2020 u tha se aktivistët ishin të frikësuar. Në raporte thuhet se mediat shtetërore ruse kanë përhapur masivisht pretendime të rreme për mashtrimin e votuesve në disa zgjedhje demokratike në mbarë botën në vitet 2020 dhe 2021. Në të paktën një vend në Amerikën e Jugut, Moska gjithashtu ka përhapur dyshime masive për pavarësinë e zgjedhjeve. “Përdoren metoda të ndryshme: për shembull, sulme hakerash në të cilat publikohen dokumentet interne të politikanëve, të vërteta ose ndonjëherë edhe dokumente false, si në zgjedhjet e 2017-ës në Francë”, thotë Smirnova.

“Ajo që Rusia përdor është edhe manipulimi i opinionit publik përmes mediave sociale duke përdorur llogari të sajuara, si dhe përmes kanaleve të hapura si RT”.

Advertisement

E ashtuquajtura “fushatë e dyfishtë” tregon saktësisht se si mund të duket kjo: elementi qendror janë “faqet e klonuara të mediave kryesore perëndimore”, si Spiegel, FAZ, Washington Post, FoxNews dhe shumë të tjera, shpjegon Julia Smirnova. Këto faqe janë të ngjashme me faqet reale të mediave – përveç përmbajtjes. “Disa prej teksteve të publikuara ishin histori të sajuara, por kishte dhe artikuj që përhapnin opinione të caktuara politike”, tha Smirnova. Artikujt e rremë janë postuar më pas në mediat sociale, ndonjëherë edhe në komentet e postimeve reale nga mediat e njohura. Shpesh, thotë analisti i CeMAS, këto janë “rrëfime pro-ruse për luftën në Ukrainë, me të cilat Rusia po përpiqet të minojë mbështetjen për Ukrainën në Perëndim”.

Qëllimi afatgjatë: minimi i demokracisë

Qëllimi i ndërhyrjes ruse nuk është më vetëm përhapja dhe përforcimi i pozicioneve pro-ruse, për shembull në lidhje me luftën në Ukrainë. Ajo do të shkojë shumë më larg. “Qëllimi kryesor është promovimi i interesave gjeopolitike të Rusisë. Por edhe destabilizimi i vendeve që Kremlini i percepton si kundërshtarë të Rusisë“. Për këtë qëllim, diskutimet polarizuese në vendet demokratike nxiten edhe më shumë me qëllim që të krijohen përçarje në shoqëri dhe të forcohen elementë që shkojnë në favor të Rusisë.

Advertisement

Për të arritur këtë qëllim, partitë në periferi politike forcohen politikisht por edhe financiarisht. Që në vitin 2022, Washington Post raportoi për të paktën 300 milionë dollarë që janë dhënë në llogari të partive veçanërisht miqësore me Rusinë në mbarë botën, duke përfshirë edhe shtete më të vogla si Shqipëria, Mali i Zi, Madagaskari dhe Ekuadori. Sipas agjencive të inteligjencës amerikane, forcat e lidhura m eKremlinin përdorën edhe kompani të caktuara, grupe të ekspertëve dhe mjete të tjera për të ndikuar në ngjarjet politike – shpesh në dobi të grupeve ekstremiste të krahut të djathtë. Në mars të vitit 2024, shërbimi sekret çek BIS zbuloi një rrjet ndikimi të financuar nga Rusia, sipas të cilit, ndër të tjera, thuhet edhe Peter Bystron, deputet i AfD në Bundestag, që klasifikohet si parti e ekstremit të djathtë, të ketë marrë pagesa financiare. Këto pagesa supozohet se janë përpunuar përmes portalit pro-rus të internetit me bazë në Pragë “Zëri i Evropës”. Thuhet se pagesa janë bërë edhe për partitë ekstreme në Francë, Poloni, Belgjikë, Holandë dhe Hungari.

Jo gjithmonë të suksesshëm

Në fund të fundit, sipas raportit të inteligjencës amerikane nga tetori 2023, Rusia ndjek dy qëllime: të portretizojë zgjedhjet demokratike si të pabesueshme në përgjithësi dhe të delegjitimojë qeveritë që dalin nga këto zgjedhje. Kjo destabilizon demokracitë e prekura dhe kështu dobëson kundërshtarët e Rusisë në mbarë botën.

Advertisement

Por këto fushata nuk janë gjithmonë të suksesshme. “SHBA-ja ka zbuluar dhe konfiskuar 32 domene në internet që u përdorën në fushatë javën e kaluar”, shpjegon Julia Smirnova. Në esencë, kjo ka të bëjë edhe me “forcën dhe qëndrueshmërinë e shoqërive demokratike”. Kjo përfshin edhe programe edukative për të rritur kuptueshmërinë e shkrim-leximit mediatik për të rinjtë dhe të rriturit, në mënyrë që ata të jenë të vetëdijshëm dhe të mos bien pre e ndikimit rus në internet.

“Rusia investon shuma të konsiderueshme në fushatat e saj në mbarë botën çdo vit“, thotë Julia Smirnova. “Këto përpjekje duhet të merren shumë seriozisht. Por duhet të themi se fushatat dhe përpjekjet e Rusisë shpesh nuk e arrijnë qëllimin e tyre.”

Advertisement
Continue Reading

Bota

Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë

Published

on

By

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet. Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.

Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.

Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.

Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në UKrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.

Advertisement

Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Data 31 dhjetor shënon 26-vjeotrin e ngritjes në pushtet të Putinit. Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen. Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, që vazhdon një traditë të nisur nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev, është një ritual i festave në Rusi dhe ndiqet nga miliona familje. Ai transmetohet në televizionin shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë./REL

Advertisement
Continue Reading

Bota

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën

Published

on

By

Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.

Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.

Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.

1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Advertisement
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025

2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME

3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME

4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca

Advertisement

Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME

5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar

Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME

Advertisement

6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta

Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME

7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Advertisement
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME

8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°

Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME

9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

Advertisement
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME

10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban

Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin

Published

on

By

Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimine vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin.

Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit, Xi tha: “Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohërave, është i pandalshëm”.

Kina pretendon se Tajvani, një ishull që vetë qeveriset, është pjesë të territorit të saj dhe është zotuar prej kohësh ta aneksojë atë, duke përdorur forcën nëse është e nevojshme.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Popular5 hours ago

Kush ishin lajmet më të çuditshme dhe virale nga bota në vitin 2025

Bota5 hours ago

Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë

Albania5 hours ago

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Sports7 hours ago

Sir Ferguson sot në 84-vjetorin e tij i rikthehet historisë personale: Nuk fola dy vite me babain…vetëm pija alkool

Bota8 hours ago

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën

Bota9 hours ago

Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin

UK9 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Sports9 hours ago

”Kalaja” e pamposhtur, Arsenali pa humbje në ”Emirates” në pjesën e parë të sezonit

Kosova9 hours ago

Zgjedhjet në Kosovë, minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Albania9 hours ago

Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!

Bota10 hours ago

“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë

Albania10 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK17 hours ago

58000 kilometra në këmbë nga Kili në Britani, historia e pazakontë e ish-ushtarit

Kosova17 hours ago

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

Show - Biz17 hours ago

Dy shtetet që e festojnë të parët Vitin e Ri

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania10 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

Albania4 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK4 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports2 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK1 day ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK2 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

UK9 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Kosova2 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota2 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Trending