A preken vendimet e Irena Gjokës për Berishën, Metën, Mediun? Sqaron Manjani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot

Ylli Manjani, juristi i njohur, ka folur këtë mbrëmje në Now në Euronews Albania, me moderatore Erla Mëhillin, mbi verifikimin që Irena Gjoka, gjyqtarja e GJKKO-së, ka qenë e dënuar në Greqi.
Sipas Manjanit, edhe pse ky verifikim është zyrtarizuar nga Prokuroria e Përgjithshme, vendimet e dhëna nga Gjoka nuk preken.

“Zero. I prek zero. Në kuptimin e legjitimitetit i prek zero. Duhet ta kapim demin nga brirët. Si gjyqtare e Republikës ajo jep vendime. Vendimet e saj nuk janë të mbrojtura nga kritika publike. Unë mbetem kritik ndaj vendimeve të saj. Janë vendime shumë ekstreme në raport me gjendjen e ndodhur. Janë të stisura politikisht. Ato vendime janë për t’u kritikuar. Nëse ka një arsye për t’u marrë, janë duke thënë se vendimet janë të diskutueshme. Vendimet e saj kontestohen në Gjykatën e Lartë,” – tha Manjani.

Share This Article