Connect with us

Kosova

A pritet liberalizimi i vizave gjatë Presidencës çeke të BE-së? Flet ambasadori Pavel Bilek

Published

on

Ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek në një intervistë ekskluzive për Telegrafi.com, ka folur për prioritetet e shtetit të tij gjatë kryesimit të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

Bilek ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është në agjendën kryesore të Presidencës çeke.

“Jemi të gatshëm që të nisim debat në të gjitha organizmat punues të Këshillit të BE-së. Megjithatë, dua që të ju rikujtoj, se vendimi për këtë është në dorën e vendeve anëtare. Por ende e shoh një rol të rëndësishëm për liderët e Kosovës. Ata duhet të vazhdojnë të bisedojnë me vendet anëtare në lidhje me dyshimet e tyre dhe të sjellin argumente konkrete në mënyrë që t’i bindin ata”, tha ai.

Sipas tij, Presidenca çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian po fillon në një moment shumë të vështirë kur e gjithë Evropa po përballet me pasojat e agresionit brutal rus në Ukrainë.

Advertisement

“Marrja me këto punë komplekse, sigurisht se nuk do të thotë se ne po e harrojmë Ballkanin Perëndimor. Ky rajon natyrisht se është prioritet i Presidencës Çeke për marrëdhëniet me jashtë. Presidenca do të mbështesë edhe më tej procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne do ta bëjmë më të mirën tonë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Do t’i kushtojmë vëmendje më të veçantë situatës në Bosnje dhe normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenca nuk është direkt e përfshirë në dialog, vendet anëtare të BE-së kanë për detyrë lehtësimin e dialogut në mes të dy vendeve, ndërsa Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajčák gëzon mbështetjen e tyre të plotë. Megjithatë ne po ndjekim për së afërmi zhvillimin e dialogut. Është e vërtetë se si Kosova, po ashtu edhe Serbia do të duhet që të bëjnë më shumë për përparimin e mëtejmë të dialogut. Suksesi i dialogut do të jetë vendimtar për rrugën evropiane të të dyjave vendeve”, u shpreh Bilek.

Ndërkaq, a mund të ketë lëvizje pozitive për liberalizimin e vizave gjatë Presidencës çeke të Bashkimit Evropian, ambasadori tha “Ne vërtetë shpresojmë për përparim të mëtejmë të këtij procesi. Liberalizimi i vizave për Kosovën është në agjendën kryesore të Presidencës Çeke dhe jemi të gatshëm që të nisim debat në të gjitha organizmat punues të Këshillit të BE-së.

Advertisement

Megjithatë, dua që të ju rikujtoj, se vendimi për këtë është në dorën e vendeve anëtare. Por ende e shoh një rol të rëndësishëm për liderët e Kosovës. Ata duhet të vazhdojnë të bisedojnë me vendet anëtare në lidhje me dyshimet e tyre dhe të sjellin argumente konkrete në mënyrë që t’i bindin ata”.

Bilek më tej theksoi se Çekia mbështet Kosovën që prej fillimit të viteve të 90-ta dhe se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishte një nga donatorët ndërkombëtarë që ndihmonin Kosovën në pothuajse të gjitha fushat e jetës nëpërmjet bashkëpunimeve dypalëshe dhe shumëpalëshe.

“Çekia së bashku me partnerët e saj ka marrë pjesë në zhvillimin kosovar të sistemit të drejtësisë, infrastrukturës, edukimit, kulturës, institucioneve sociale… dhe ne vazhdojmë që të ndihmojmë nëpërmjet programeve të ndryshme të BE-së, agjencive të OKB-së, OSBE-së dhe bashkëpunimeve të drejtpërdrejta dypalëshe.

Advertisement

Çekia është mbështetëse e Kosovës në aspiratat e tyre euroatlantike, e cila reflekton dëshirat për të ardhmen e kosovarëve.

Për të arritur këtë qëllim, Kosova ende duhet që të vazhdojë forcimin e sundimit të ligjit dhe të institucioneve të tyre demokratike. Çekia po ndihmon Kosovën në ndërtimin e një vendi modern evropian. Duke ndihmuar në këtë drejtim, Çekia për disa vite me radhë në mënyrë aktive po ndihmon dhe mbështet Kosovën drejt këtyre qëllimeve duke zbatuar shumë projekte zhvillimore dhe të bashkëpunimit në tranzicion. Gjithashtu mos të harrojmë edhe ndihmën e Çekisë gjatë pandemisë COVID-19”, u shpreh ambasadori.

Ai tha se në lidhje me ekonominë tha se është i kënaqur me rritjen e vazhdueshme të shkëmbimeve tregtare.

Advertisement

“Mund të shihni shumë vetura të prodhimit çek në rrugët e Kosovës, banorët e Prishtinës po përjetojnë standarde më të larta të udhëtimit me autobusë modernë të prodhuara në Çeki, dhe kosovarët në shumë qytete dhe vende përdorin ujë të pastër duke ju falënderuar teknologjive çeke të trajtimit të ujërave të zeza. Veçanërisht jemi krenar edhe me suksesin e Gjirafës, kompani kjo e cila kishte filluar veprimtarinë me investimet çeke”, tha ai. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosova

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.

Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Published

on

By

Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar shifrën e 80 për qindëshit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.

Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm me rreth 50 për qind të votave të numëruara.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 20 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar mbi 6 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3 për qind.

Advertisement

NISMA Socialdemokrate mbetet nën pragun e lartë me afërsisht 1.5 për qind.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen pas kompletimit të të gjitha qendrave të votimit dhe verifikimeve përkatëse.

Deri atëherë, këto shifra konsiderohen paraprake, por tregojnë qartë trendin e votimit në shumicën e komunave të vendit.

Advertisement

E përditësuar: Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,21% të votave, ose 313,767 vota në nivel vendi.

Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,36% apo 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,15% (88,388 vota).

Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,29% (39,334 vota), Lista Serbe me 3,23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% (9,869 vota).

Advertisement
Continue Reading

Kosova

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e parë pas mbylljes së vendvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se tashmë veçse ka nisur numërimi i votave.

“Aktualisht në shumë prej vendvotimeve ka filluar numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike. Ky është një hap kyç në përmbylljen e ditës së zgjedhjeve dhe zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara me ligj dhe rregulloret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, tha Radoniqi.

Në mbledhje gjithashtu u bë e ditur se sonte do të publikohen rezultatet preleminare.

Advertisement

Radoniqi theksoi se ato do të dalin rreth orës 23:00.

“Rezultatet preleminare rreth orës 10:30 apo 23:00 kur do ta mbajmë konferencën për rezultatet preleminare”, tha Radoniqi.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Bota29 minutes ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

Kulture33 minutes ago

Shuhet ikona Brigitte Bardot, biondja seksi që revolucionarizoi kinemanë në vitet ’50

Albania38 minutes ago

Vit sfidues

Albania45 minutes ago

Elozhi i kujtesës

Kosova7 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

UK7 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania8 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Bota8 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Albania8 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Kosova8 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania9 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania9 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, protestuesit shpërthejnë derën dhe futen në festën e Bashkisë

Kosova9 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Kosova9 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Kosova9 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Albania1 day ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania8 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania8 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

UK1 day ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania9 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK7 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Bota8 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Kosova9 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova7 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Kosova8 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Kosova9 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Albania10 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Kosova14 hours ago

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Kosova9 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Albania14 hours ago

VIDEO/ Aferat e AKSHI-t, reagon Rama: Mirlinda Karçanaj gjendet në një masë sigurie me një akuzë të hatashme, të presim drejtësinë dhe jo tenxheret politike

Trending