Disa tifozë mendojnë se Lionel Messi u injorua nga David Beckham pasi dyshja u takuan në terrenin stërvitor të Paris Saint-Germain.
Ish-kapiteni i Anglisë, Beckham, kaloi kohë në kryeqytetin francez këtë javë dhe u rikthye te ish-skuadra e tij, me të cilën luajti 14 herë në fund të karrierës së tij të shkëlqyer.
Ai u takua me skuadrën e mbushur me yje të Christophe Galtier dhe pozoi për foto me Messin, Kylian Mbappen, Neymar, Sergio Ramos dhe Marco Verrattin – i vetmi lojtar i mbijetuar nga koha kur Beckham luante në Parc des Princes.
Beckham foli me anëtarët e stafit në objektin e Camp des Loges dhe bëri një fotografi me skuadrën e PSG-së përpara ndeshjes së tyre me Lorient të dielën.
Legjendës futbollit iu dhurua gjithashtu një fanellë me emrin e tij dhe numrin 32 – numri i saktë që ai kishte në klub.
Por, ndërsa Beckham ishte i gjithë buzëqeshur pranë Messit, i cili është lidhur me një lëvizje te Inter Miami, disa tifozë kanë parë atë që ata besojnë të jetë një moment i vështirë.
Pak para se Beckham të takohej me Messin dhe Verrattin, shtatë herë fituesi i Topit të Artë i kishte zgjatur dorën dhe njëri pretendoi se argjentinasi ishte injoruar.
“Më pëlqen se si Beckham e injoroi shtrëngimin e duarve të Messit”, ka shkruar ai.
Por një tjetër ia ktheu, duke shkruar: “Duhet të jesh i verbër për të parë që nuk është një shtrëngim duarsh. Ai po bënë me shenjë nga kamera për foton”.
Megjithatë, duhet theksuar se një video e dytë tregon Beckhamin duke i thënë Messit: “Urime”.