AAPSK vendos në përdorim nga QSUT dhe spitalet rajonale publike pajisjet e sekuestruara në një spital privat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka vendosur në përdorim nga QSUT dhe spitalet rajonale publike pajisje të sekuestruara në një spital privat.

Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja  gjatë një vizite pune në ambjentet e  spitalit privat, i cili ndodhet në proces hetimi nga Prokuroria e Tiranës dhe në  masë sekuestroje preventive tha se agjencia ka identifikuar dhe shpërndarë pajisjes mjekësore të këtij objekti privat në dispozicion të nevojave që ka ministria e shëndetësisë.

“E nisim vitin 2026 me një praktikë pune të bërë tashmë rutinë për agjencinë tonë, vënien e pasurive të konfiskuara në funksion të institucioneve shtetërore dhe jo vetëm, por edhe të shoqërisë civile. Në rastin konkret flasim për një institucion shtetëror. Këtu jemi në një spital privat, që është në proces hetimi nga Prokuroria e Tiranës dhe kemi një masë sekuestroje preventive për pasurinë. Me miratimin e prokurorit kemi ardhur sot që të bëjmë shpërndarjen e pajisjeve që ndodhen në spital, duke ia vënë në përdorim Ministrisë së Shëndetësisë, për t’u shpërndarë në qendrat spitalore”, tha Xhaja.

Ky veprim synon të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimit shëndetësor dhe në forcimin e kapaciteteve të sistemit publik, duke garantuar përdorimin efikas dhe të dobishëm të pasurive të sekuestruara në dobi të qytetarëve.

Share This Article