Dritan Abazoviç, kreu i Lëvizjes “URA” në Malin e Zi, u shpreh se është kërcënuar.
Ai tha se qeveria në ikje e Gjukanoviç është e akuzuar për krim e korrupsion.
Abazoviç shtoi se kryeministri i Malit të Zi duhet të jetë dikush që do punojë në interes të qytetarëve dhe do e çojë malin e Zi në BE.
“Koalicioni ynë synon integrimin në Bashkimin Evropian. Qeveria jonë do të punojë në interes të qytetarëve. Unë nuk i largohem përgjegjësive politike. Më kanë kërcënuar, por nuk viktimizohem. Nuk e di a do të jetë ajo zgjedhje. Nuk jam i interesuar a do vijojë në atë drejtim. Kryeministri i Malit të Zi duhet të jetë dikush që do punojë në interes të qytetarëve dhe do e çojë malin e Zi në BE. Nuk ka rëndësi a është Dritani apo kush tjetër. Shumë sfida i kam marrë përsipër dhe nuk i kam ikur as tani. E di që është shumë e vështirë por këtu jam. I gatshëm të jap çdo kontribut”, – deklaroi ai.
Abazoviç tha se nuk ka qeveri pa lëvizjen që ai drejton dhe se shtoi se pret që qeveria e re të jetë shumë më i suksesshme se qeveria që shkoi.
“Vetë prezenca në politikë ka ardhur në një impakt. Imazhi i shqiptarëve një nivel është rritur. 30 vite ne nuk kemi sukses. Unë mendoj se nuk ka për të qenë aspak zor për të qenë më i suksesshëm se qeveria e mëparshme, por ne kemi qejf të jemi shumë më të suksesshëm. Zëri im dhe i partive të tjera ka për të qenë për përmirësimin e standardit të jetesës të të gjithë qytetarëve. Kam marrë mesazhe urimi, nuk kanë qenë prej kryesisë por dhe deputetë në parlamentin e Shqipërisë. I jam mirënjohës. Jam i hapur për bashkëpunim. Mendoj se kemi bërë në punë të madhe por një punë e madhe është në vazhdim.”