Abazoviq: I erdhi fundi kontrabandimit të duhanit në Mal të Zi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar vendimin për ndalimin e magazinimit të produkteve të duhanit brenda Zonës së Lirë “Luka Bar”, njoftoi zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq.

Ai tha se në atë mënyrë, më në fund iu dha një goditje e fortë grupeve të organizuara kriminale që merreshin me kontrabandë me dekada përmes Portit të Tivarit.

“Pas 30 vjetësh, kontrabanda e cigareve ka marrë fund!”, shprehet Abazoviq në Twitter.

Ai shtoi se është urdhëruar nbjë mbikëqyrje e shtuar doganore në Zonën e Lirë, “Fabrika e Re e Duhanit”.

“Me këto veprime vendimtare, ne po rikthejmë imazhin e Malit të Zi dhe po mbrojmë interesat e shtetit! Mali i Zi ynë nuk do të njihet më nga kontrabanda e cigareve dhe krimi i organizuar, por nga paqja dhe zhvillimi!”, tha Abazoviq. 

Share This Article