ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri 23 minutes ago
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës? 58 minutes ago
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses 4 hours ago
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë 4 hours ago
Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Abazoviq: Korrupsioni dhe krimi i organizuar fshihen pas çdo nacionalizmi në Ballkan

albnews by albnews
9 February, 2022
in Albania, Bota
0
Abazoviq: Korrupsioni dhe krimi i organizuar fshihen pas çdo nacionalizmi në Ballkan
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria e re e Malit të Zi duhet të ketë 7-8 detyra të qarta, thotë Dritan Abazoviq në intervistë ekskluzive për DW. Ndër to janë vazhdimi i rrugës evropiane dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik.

Shoqëria malazeze është ende e polarizuar, thotë në një intervistë për DW, Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministër në mandatin e qeverisë së kaluar dhe kandidati kryesor për kryeministër të ardhshëm malazez. Ai do të dëshironte që Mali i Zi të jetë plotësisht i gatshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2025.

RelatedPosts

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

Abazoviq vlerëson se në 14 muajt e qeverisjes së Zdravko Krivokapiqit janë iniciuar shumë gjëra pozitive, si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se aty janë arritur rezultate konkrete. Ai thekson se ndryshimet në administratën publike janë një proces gradual dhe pohon se tashmë është shfaqur një “valë e re njerëzish”. “Ne jemi këtu për të treguar se kohezioni social është i mundur”, thotë Abazoviq, duke theksuar se do të bënte gjithçka për të parandaluar ekzistencën e “dy shteteve paralele në Mal të Zi”.

“Ne e mposhtim DPS-në më 30 gusht”

Akuzave se ai po punon në shërbim të disa faktorëve të huaj, “si për shembull, për Serbinë apo të tjerë”, Abazoviq u përgjigjet se kjo është retorikë e atyre që pëlqejnë përçarjet në Mal të Zi. Ai e sheh veten si një politikan që “doli nga klishetë e deritanishme”. “E mposhtëm Partinë Demokratike Socialiste (DPS) më 30 gusht” dhe tani “duhet të ndërtojmë institucionet e sistemit”. DPS e ka “kopjuar” mënyrën e qeverisjes së saj në shumë institucione dhe kompani, e kjo tani është kapërcyer.

Qeveria e re e Malit të Zi duhet të ketë 7-8 detyra të qarta, ndër të cilat më kryesoret janë “zhbllokimi i rrugës europiane”dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik. Abazoviq i quan këto si detyra “kryesore” dhe beson se ato janë shumë specifike, të diferencuara qartë dhe të zgjidhshme. Sidomos nëse Mali i Zi “gjen veten në një kuptim pozitiv” – bashkohet dhe çon përpara çështjet që janë në interes të “shumicës dërmuese të qytetarëve”.

Qeverisë së kaluar i mungonte mbështetja e një parlamenti funksional dhe një shumicë funksionale parlamentare. Kjo duhet të zhbllokohet tani. Por jo duke bërë zgjedhje të reja pa reformë zgjedhore. Është koha për të dalë nga një “perceptim primitiv i realitetit politik”, thotë Abazoviq, duke theksuar vazhdimisht nevojën për “pajtimin e Malit të Zi”.

Nacionalizmi dhe korrupsioni

Mendime të tilla si ajo se malazezët dhe serbët nuk mund të funksionojnë së bashku në vend janë pjesë e mendimeve të vjetra: “Unë qëndroj pas tezës se korrupsioni dhe krimi i organizuar fshihen pas çdo nacionalizmi në Ballkan”.

Abazoviq kujton gjithashtu se deri më tani ka pasur shumë kontakte me”bashkësinë ndërkombëtare”. Ai i kërkon asaj mbështetje, por jo në kuptimin që bashkësia ndërkombëtare të rregullojë marrëdhëniet e brendshme në Mal të Zi. “Kjo është detyrë ekskluzive e përfaqësuesve legjitimë të popullit,” thotë Abazoviq, i cili nga bashkësia ndërkombëtare pret që “të mbështesë përpjekjet e Malit të Zi për t’u bërë anëtari i ardhshëm i BE-së dhe që Mali i Zi të ruajë kursin e tij politik properëndimor.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

14 November, 2025
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

14 November, 2025
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14 November, 2025
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë

Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result