Abazoviq shkarkon edhe drejtorin e Agjencisë për Siguri Nacionale në Mal të Zi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka shkarkuar drejtorin e Agjencisë për Siguri Nacionale, Dejan Peruniçiq.

Ai këtë e ka bërë të ditur në një postim në profilin e tij në Twitter. Derisa ka postuar një fotografi me Peruniçiqin, ai ka thënë se e ka falënderuar për punën e deritanishme dhe se së shpejti do të emërohet një drejtor i ri.

Abazoviq në Qeverinë e Malit të Zi, përveç detyrës së zëvendëskryeministrit ka edhe atë të përgjegjësit për siguri.

Abazoviç të hënën e ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë, Veselin Veljoviq.

Share This Article