Abazoviq tregon se çka bisedoi me Escobarin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha pas bisedimeve me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar se Mali i Zi kishte “mbështetje të madhe nga administrata e SHBA-së për sektorin e sigurisë në operacionet më komplekse”.

Abazoviq thotë se vizita e Escobarit në Mal të Zi, e cila përfundon sot, i kushtohet kryesisht luftës kundër korrupsionit.

“Ajo që pretendojmë është vërtetuar. Unë mendoj se është e qartë për të gjithë tani. Ka filluar”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Në ditën e parë të vizitës, Escobar është takuar me presidentin Milo Gjukanoviq gjersa dje me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, Zdravko Krivokapiq, gjegjësisht Aleks Beçiq, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndryshe, Escobar gjatë ditëve të kaluar ka qëndruar edhe në Bosnje-Hercegovinë, ku ka takuar disa lider shtetëror gjersa ka refuzuar ta takojë politikanin serb, Milorad Dodik.

https://twitter.com/DritanAbazovic/status/1459076889721683999?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1459076889721683999%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fabazoviq-tregon-se-cka-bisedoi-escobarin-kryefjala-lufta-kunder-korrupsionit%2F
Share This Article