Abbott: Emërimi i sotëm shenjë pozitive e Qeverisë për depolitizim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për emërimin e  kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, e ka vlerësuar pozitiv dhe shenjë që dërgon sinjale për depolitizim dhe respektim të parimit të meritokracisë në emërime të larta.

Postimi i ambasadorit Abbott në Facebook:

Mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Akreditimit. 
Rekrutimi për këtë pozitë ishte mbështetur nga Projekti ynë i Rekrutimit në vitin 2018; por që atëherë, kishte mbetur i papërmbyllur me emërim. 
Emërimi i sotëm është shenjë pozitive që dërgon Qeveria për depolitizim dhe respektim të parimit të meritokracisë në emërime të larta. Kosova përparon vetëm me transparencë, meritokraci, qeverisje të mirë dhe llogaridhënje. Mbretëria e Bashkuar është e lumtur t’ju ndihmojë në këtë rrugëtim.

Share This Article