ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën 2 minutes ago
Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video) 10 minutes ago
Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti 16 minutes ago
Kush është në kabinetin e ri të Keir Starmer? 20 minutes ago
Farage ndryshon premtimin “dyjavor” për emigrantët që vijnë me anije të vogla (video) 28 minutes ago
Next
Prev
Home UK

Abbott: Grenell ka sjellë energji të re, presim heqjen e plotë të taksës

albnews by albnews
6 March, 2020
in UK
0
Abbott: Grenell ka sjellë energji të re, presim heqjen e plotë të taksës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, në një intervistë për Gazetën Express ka thënë se Kosova duhet t’i rikthehet tryezës së bisedimeve me Serbinë. Abbott, po ashtu, ka thënë se propozimi për heqjen e pjesshme të taksës nga Qeveria Kurti është hap i mirë, por presin që të ndodhë heqja e plotë e tarifës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. Ai ka thënë se përfshirja e ambasadorit Richard Grenell nënkupton se SHBA-ja janë të interesuara që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përparojë.

Gazeta Express: Pas disa muajve përpjekje, dy partitë, Vetëvendosja dhe LDK-ja, arritën të krijojnë qeverinë. Si e vlerësoni programin e Qeverisë së re dhe si e vlerësoni qasjen e kryeministrit Kurti në raport me politikën e jashtme, veçanërisht rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë?

RelatedPosts

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

Nicholas Abbott: Është program ambicioz, Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe luftim të korrupsionit. Ka nevojë për adresimin e çështjeve të përditshme të qytetarëve të Kosovës, krijimi i vendeve të punës, sistem më të mirë të arsimit për të rinjtë, shërbime të mira shëndetësore. Sundimi i ligjit është thelbësor, duhet të luftohet korrupsioni nga i cili përfitojnë vetëm disa dhe shumica është e lënë anash. Është me rëndësi që Kosova ka Qeveri stabile që do të mundë të vazhdojë me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes dialogut është mundësia që të arrihet një zgjidhje afatgjate e cila do të ketë përkrahje të gjerë nga partitë politike në Kosovë, si dhe nga populli i Kosovës.

Gazeta Express: Qeveria Kurti ka vendosur të zvogëlojë kabinetin qeveritar nga 21 ministri në 15, dhe që gratë të kenë përfaqësim më të madh në qeverisje, pesë gra janë emëruar ministre, si e shihni këtë hap për zvogëlimin e numrit të ministrive dhe përfaqësimin e grave në qeveri?

Nicholas Abbott: Zvogëlimi i shpenzimeve të buxhetit është hap i mirë, sepse Kosova ka buxhet të vogël dhe shumë probleme të cilat duhet të adresohen nga ky buxhet. Këto para të kursyera mund të shkojnë në shëndetësi dhe arsim. Është një hap shumë pozitiv përfaqësimi më i madh i grave në Qeveri, tash është mirë që kjo të reflektojë po ashtu në pozita tjera udhëheqëse. Me përfshirjen sa më të madhe të grave rritet barazia gjinore dhe rritet dhe zhvillohet shteti.

Gazeta Express: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur vazhdimisht që taksa 100 për qind duhet të hiqet. A mendoni se Qeveria e re duhet ta heqë taksën 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake, dhe a duhet kjo taksë të zëvendësohet me reciprocitet, siç ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti?

Nicholas Abbott: Mbretëria e Bashkuar e përkrah rifillimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe përshëndesim tërheqjen e pjesshme të taksës në mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, por ne presim heqjen e plotë të taksës. Ne përkrahim procesin e negociatave dhe inkurajojmë të dy palët që të vazhdojnë. Të dy palët duhet të krijojnë kushtet për avancimin e dialogut dhe të marrin veprime që do të mundë të dërgonin në një marrëveshje finale.

Gazeta Express: Sa u përket marrëveshjeve të Brukselit, Serbia insiston që Kosova ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. Cili është qëndrimi i Britanisë së Madhe lidhur me këtë çështje dhe, duke marrë parasysh shembullin e Bosnje e Hercegovinës, a e shihni të udhës që Kosova të themelojë një Asociacion, i cili potencialisht edhe mund ta defunksionalizojë shtetin?

Nicholas Abbott: Është me rëndësi të respektohen pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës. Ne besojmë se në një shoqëri multietnike siç është Kosova, të drejtat dhe liritë e komunitetit joshumicë duhet të respektohen.

Gazeta Express: I dërguari special i presidentit Trump, Richard Grenell, për dialogun Kosovë – Serbi ka arritur të lehtësojë nënshkrimin e disa marrëveshjeve, përfshirë linjën ajrore Prishtinë-Beograd, hekurudhën dhe autostradën që lidh dy vendet. Si e shihni përfshirjen e ShBA-së në dialogun Kosovë – Serbi?

Nicholas Abbott: Ne mirëpresim nismën e ambasadorit Grenell për të përmirësuar lidhjet e transportit në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo ka sjellë një energji të re në perspektivën për marrëdhënie më të mira në mes Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner të afërt të Kosovës, janë të interesuara të shohin se si do të përparojë dialogu. Është e qartë se varet nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë të vendosin se kush do të përfshihet në proces. 

Gazeta Express: Cili do të jetë roli i Britanisë së Madhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, tani që zyrtarisht Britania e Madhe ka dalë nga Bashkimi Evropian?

Nicholas Abbott: Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë sa më shpejt që është e mundur, dhe ne jemi të gatshëm të përkrahim të gjithë që janë duke punuar për progres dhe zgjidhje të dialogut. Ne inkurajojmë qeverinë e re të adresoj të dyja, prioritetet vendore dhe ndërkombëtare që të mund të arrihen aspiratat e gjithë popullit të Kosovës. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

6 September, 2025
Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

6 September, 2025
Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

6 September, 2025
Kush është në kabinetin e ri të Keir Starmer?

Kush është në kabinetin e ri të Keir Starmer?

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result