Abbott: S’ka politikë me virusin, të bashkuar e tejkalojmë këtë sëmundje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholass Abbott , përmes një postimi në rrjete sociale, tha se në këtë kohë është i mirëpritur bashkëpunimi mes komuniteteve.

Duke cituar Mbretëreshën Elizabet që tha se do ta tejkalojmë këtë sëmundje nëse jemi të bashkuar e të vendosur, Abbott tha se s’ka politikë me virusin.

“Në këtë kohë të vështirë, bashkëpunimi mes komuniteteve, që e kemi parë javën e shkuar mes ministrave Arben Vitia dhe Dalibor Jevtiq, dhe mes kryekomunarëve Agim Bahtiri e Goran Rakiq në Mitrovicë, është i mirëpritur dhe përshëndetur. Siç ka thënë edhe Mbretëresha dje, nëse jemi të bashkuar dhe të vendosur, do të tejkalojmë këtë sëmundje. S’ka politikë me virusin. Populli i Kosovës nuk meriton më pak”, shkroi Abbott.

Share This Article