Një konflikt mes Iranit dhe SHBA-së do të çonte në një “kaos të papërshkrueshëm”, paralajmëroi sot mbreti i Jordanisë, Abdallah II në një fjalim mbi tensionet në rritje në Lindjen e Mesme.
“Po sikur, herë tjetër, asnjë nga kampet të mos tërhiqet, a do të shkonim të gjithë drejt një kaosi të papërshkrueshëm?”, deklaroi monarku në sallën e Parlamentit Evropian, ndërkohë që tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit duket se janë ulur.
“Një luftë totale vë në rrezik stabilitetin e gjithë rajonin. Përveç kësaj, ajo rrezikon të prishë masivisht gjithë ekonominë globale (…) por gjithashtu të provokojë një ringjallje të terrorizmit në të gjithë botën”, shtoi monarku, i cili kishte shpprehur tashmë shqetësimi në “France 24” për një “ringjalljeje” të grupit xhihadist të Shteti Islamik në Irak dhe Siri.
“Ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme ndjehet kudo në botë”, nënvizoi ai.
“Po sikur Siria të mbetet peng i rivaliteteve ndërkombëtare dhe rifutet në një luftë civile? Po sikur ne të jemi pjesë e një kryengritjeje të ISIS dhe që Siria të bëhet një vend bazë për sulmet kundër pjesës tjetër të botës?, paralajmëroi ai.
“Rreziqet janë rritur”, theksoi ai./ATSH/