Abdixhiku: Kurti e ka përgjegjësi të koordinohet menjëherë me aleatët ndërkombëtarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti, në takimin e sotëm i ka kërkuar koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtar, lidhur me situatën në veri.

Abdixhiku ka thënë përmes një statusi në Facebook se është përgjegjësi dhe detyrim i Qeverisë, që koordinimi të bëhet menjëherë.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet.

“Pas propozimit tonë të djeshëm dhe ftesës së Kryeministrit, sot në mëngjes, së bashku me Kryetarin e PDK-së z. Krasniqi, u takuam me Kryeministrin Kurti. Në takim, shpreha shqetësimet tona për gjendjen e krijuar në Veri. Dhashë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë tonë atje. Në kohë si këto, uniteti ynë është esencial. Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet. Kryeministrit Kurti i kërkova poashtu koordinim të plotë me aleatët tanë; në veçanti me SHBA-të dhe BE-në. Është përgjegjësi e detyrim i tij dhe Qeverisë që koordinimi të bëhet menjëherë.

Kryeministri Kurti ka pritur të dielën në takim, kreu e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar për situatën në veri. Në takim nuk ka marrë pjesë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Share This Article