Autoritetet në Portugali vendosën të bllokojnë shitjen e një vile me vlerë 10 milionë euro e cila dyshohet se është në pronësi të miliarderit rus Roman Abramovich.
Prona e vendosur në resortin luksoz të Quinta do Lago në Algarve ishte bllokuar që prej 25 marsit me kërkesë të Ministrisë së Jashtme të Lisbonës, pas vendimit të Perëndimit për të sanksionuar njerëzit e afërt të presidentit rus, Putin.
Abramovich, i cili po vuan nga sanksionet pas nisje së luftës në Ukrainë, u përpoq ta shiste vilën 15 ditë para fillimit të ofensivës së Moskës përmes agjencisë “Millhouse Vieës LLC”, e cila është me seli në SHBA.
Më herët, është raportuar se ish pronari i Chelsea ka pasur probleme për shkak të bllokimit të aseteve dhe madje ka kërkuar dhe para borxh nga miqtë e tij për shlyerjen e faturave.