Abrashi: Në marrëdhëniet me BE-në jemi në pikën zero

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se procesi i integrimeve evropiane dhe ndërlidhja me vizat janë proces kompleks i marrëdhënieve të Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Këto marrëdhënie kanë nisur të ndërtohen nga viti 2000. Këto marrëdhënie kanë kulmuar me nënshkrimin nga Isa Mustafa të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit”, ka thënë Abrashi në Klan Kosova.

“Këto dy vjet kemi parë stagnim në këtë proces. Kosova në dy vitet e fundit ka dështuar në secilën pikë. Nuk ka asnjë lëvizje, kur flasim për nepotizmin dhe rastet në gjyqësor si dhe kontrollet e ushqimit. Te IPA kemi pas ndryshim të kontratës. 50 milionë kemi humbur për shkak të moskryerjes së obligimeve. Në MSA kemi pas stagnim, në fondet IPA. Në marrëdhëniet me BE-në jemi në pikën zero. Asnjëherë s’ka qenë me keq”, tha ai.

Abrashi po ashtu ka thënë se me liderët kosovarë, asnjë liderë evropianë nuk ka dalë në një konferencë.

Share This Article