Abuzime me tenderat/ Shtyhet vendimi për ish-drejtorin e RTSH-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Posaçme ka shtyrë vendimin për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi. Mësohet vendimi të jepet në datën 2 qershor ora 13:30. Sipas pretencës së SPAK, Gëllçi duhet të dënohet me dy vjet e gjashtë muaj burgim dhe që në aplikim të gjykimit të shkurtuar ky dënim të zbresë në 1 vit e tetë muaj burgim.

Ndërkohë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera u kërkua dënimi i  tre anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave Alban Malaveci, Julian Tapia  dhe Ervin Muraj  ku secili në aplikim të gjykimit të shkurtuar sipas SPAK duhet të vuajë nga një vit burgim. Thoma Gëllçi u prangos me urdhër të prokurorisë së posaçme në tetor të vitit të kaluar si i dyshuar për tenderin e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 87 milionë lekë të reja.

Share This Article