ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 5 hours ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 5 hours ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 6 hours ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 12 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 12 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Abuzimet në tender, VOA: Shkon për gjykim çështja ndaj ish-drejtuesve të Bashkisë së Bulqizës

albnews by albnews
17 September, 2023
in Shqiperia
0
Abuzimet në tender, VOA: Shkon për gjykim çështja ndaj ish-drejtuesve të Bashkisë së Bulqizës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi sot se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 8 ish drejtues dhe ish zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës për abuzimet me një tender të vitit 2021 të zhvilluar nga kjo bashki.

Ata u arrestuan në mars të këtij viti së bashku me drejtuesit dhe administratorët e tre kompanive private, Rasim Daci, pronar i “England shpk”, Aqif Konesha i “OE 2AF Albania shpk”, dhe Kastriot Ibrahimaj, administrator i kompanisë “BE-IS shpk”. Përveç tyre u arrestua dhe mbikqyrësi e drejtuesi teknik i punimeve.

RelatedPosts

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

E rrallë në Vlorë/ Vlonjati kap peshkun ton, e merr në krahë dhe e çon në shtëpi 

Ish kryebashkiaku socialist Lefter Alla, i zgjedhur në qershor të vitit 2019, zëvendësja e tij Enkeleda Lleshi dhe 6 ish zyrtarët e tjerë, ish anëtarë të Njesisë së Prokurimit, dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, akuzohen për “Shkelje të barazisë në tendera” dhe “Shpërdorim të detyrës” në lidhje me procedurat e ndjekura për garën e shpallur për rinovimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në zonën e njohur si “Lagja e vjetër” të qytetit të Bulqizës, me një vlerë rreth 3 milionë dollarë. Ndërsa drejtuesit e kompanive private dhe dy personat e tjerë teknikë, akuzohen për “falsifikim të dokumenteve”. Për Dacin rëndon dhe akuza e “Korrupsionit aktiv të personit që ushtron funksione publike”.

Fitues të garës u shpallën kompanitë “England shpk”, dhe “BE-IS shpk”, ndërkohë që nga hetimet nga rezultuar se ato kanë shërbyer thjesht si fasadë, pasi punimet janë kryer në të vërtetë nga kompania e Koneshës, i cili, siç vë në dukje Prokuroria e Posaçme “rezulton lidhje e afërt e Kryetarit të Bashkisë Bulqizë”

Sipas hetimeve “kjo procedurë prokurimi është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimet Publike dhe aktet nënligjore pasi nga ish drejtuesit dhe ish zyrtarët e Bashkisë janë ndërmarrë veprime aktive te kundërligjshme, të cilat konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për paracaktimin e fituesit”.

Po ashtu nga hetimi “u provua se nga subjekti i shpallur fitues në këtë procedurë prokurimi ishin kryer pagesa monetare në favor Erion Isakut, i cili kishte cilesinë e anëtarit te Komisionit te Prokurimit Publik në këtë procedure”.

Prokuroria e Posaçme, deklaron se “edhe gjatë fazës së zbatimit të kontrates janë evidentuar shkelje ligjore, pasi provohet tej dyshimit të arsyeshëm, mbështetur në prova, që Lefter Alla dhe Enkeleda Lleshi me mos-veprime, lidhur me punimet qe janë bërë de facto nga shoqëria e Aqif Koneshës, e cila nuk përmbush kushtet dhe kriteret për kryerjen e këtyre punimeve, kanë cënuar interesat e ligjshëm të shtetasve, pasi subjekti i cili ka kryer de facto punimet nuk gëzon licensat e nevojshme për kryerjen e punimeve specifike për ujësjellësin që është një objekt me rëndësi jetike për qytetarët, ndaj mungesa e licencave profesionale nuk garanton standardin me të lartë shëndetësor të qytetarëve”.

Drejtuesit e kompanive private të përfshira, si dhe nga mbikqyrësi dhe drejtuesi teknik i punimeve, rezulton sipas hetimeve, se “kanë përpiluar dokumente të falsifikuara, duke pasqyruar faktin e rremë se punimet jane kryer nga firma fituese. Po ashtu, dhe aktet që dokumentojnë kryerjen e punimeve/mbikqyrjen e punimeve janë përpiluar në kohë të ndryshme nga data që pasqyrojnë realisht në dokumentet e zbatimit”, shpjegohet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme./VOA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result