Acarohen raportet amerikao-Tturke, SHBA kërkon shpjegime nga Turqia për dëbimin e ambasadorëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë shpjegime nga Turqia lidhur me situatën e ambasadorit amerikan në Ankara, për të cilin dje u urdhërua dëbimi nga vendi nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti turk kërkon të dëbojë edhe nëntë diplomatë të tjerë perëndimorë, të cilët kanë kërkuar lirimin e një disidenti politik turk.

”Ne jemi në dijeni të asaj që është raportuar dhe kërkojmë qartësi nga Ministria e Jashtme turke”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, i cituar nga agjenci të ndryshme amerikane lajmesh.

Këtë kërkesë kanë bërë edhe Norvegjia, Danimarka dhe Zelanda e Re përmes ministrive të tyre të Jashtme, ndërkohë që janë në pritje të komunikime zyrtare nga autoritetet turke.

Dje, Erdogan urdhëroi dëbimin e ambasadorëve të Kanadasë, Francës, Finlandës, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë, Suedisë dhe SHBA-së, pasi i kishin kërkuar Ankarasë lirimin e Osman Kavalas, filantrop turk i përkushtuar në mbrojtje të të drejtave të njeriut, i cili ka qenë në burg për më shumë se katër vjet.

Presidenti turk deklaroi se kishte udhëzuar Ministrin e Jashtëm që të shpallë persona non-grata 10 ambasadorë për deklaratën e tyre rreth rastit të biznesmenit Osman Kavala.

”Ambasadorët që kërkuan lirimin e Kavalas ose duhet të kuptojnë Turqinë ose duhet të largohen”, deklaroi Recep Tayyip Erdogan.

Më herët, Ministria e Jashtme turke kishte thirrur ambasadorët e këtyre vendeve duke i akuzuar për ndërhyrje në gjyqësorin turk.

Kavala u arrestua fillimisht për akuza penale në lidhje me protestat Gezi të vitit 2013, një numër i vogël demonstratash në Stamboll që më vonë u shndërruan në protesta mbarëkombëtare, që lanë të vdekur tetë protestues dhe një oficer policie.

Biznesmeni më vonë u dërgua në paraburgim nga një gjykatë e Stambollit në kuadër të hetimit për grushtin e dështuar të shtetit të vitit 2016 në Turqi, ndërsa prokurorët e akuzuan atë për spiunazh.

Share This Article