Acarohet situata gjatë video-konferencës mes Turqisë dhe Parlamentit Europan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha sot se vendi i tij priste që Bashkimi Evropian (BE) të vepronte si një “ndërmjetës i ndershëm” në rajonin e Mesdheut Lindor.

“Nëse jeni pjesë e problemit, si mund të ndërmjetësoni midis Turqisë dhe Greqisë? Ose, midis turqve dhe grekëve qipriotë”, tha Çavuşoğlu teksa iu drejtua Komitetit të Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme përmes video-konferencës.

Greqia ka kontestuar eksplorimin e tanishëm energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije shpimi për të kërkuar energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Dialogu për ndarjen e këtyre burimeve në mënyrë të drejtë do të jetë një fitore për të gjitha palët, thonë zyrtarët turq.

Share This Article