Açka: Kush nxit përplasje sot, dënohet nga historia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka u bëri thirrje sot demokratëve për qetësi dhe shtoi se kush nxit përplasje sot, dënohet nga historia.

Pak orë para protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha para selisë së Partisë Demokratike, Açka deklaroi se demokratët kanë fjalën, jo forcën.

“Kush nxit përplasje sot, dënohet nga historia. Demokratët janë, jo mure, jo dritare, jo orendi. Demokratët janë paqja, jo urrejtja, jo linçimi, jo fyerja. Demokratët janë liria, jo dhuna, jo djegia, jo shkatërrimi. Demokratët janë ligji, jo muskujt. Demokratët janë fjala, jo forca”, shprehet Açka.

Açka kërkoi respektimin e 600 mijë shqiptarëve që votuan Partinë Demokratike më 25 prill.

“Ne jemi 80 mijë demokratë, por duhet të respektojmë me paqen dhe civilizimin tonë ata 600 mijë shqiptarë që na votuan më 25 prill 2021. Ata, që i kishin varur kaq shpresa te ne, janë të trishtuar të na e shohin aq hapur etjen për të shqyer familjarin tonë, demokratin përballë”, tha ajo.

Sipas saj, “ata nuk do të na falnin kurr qoftë një gur të hedhur sot, as qoftë miniaturat e skenarëve “dumbabaiste” të vitit 1998”.

Share This Article