Adele dhe Rich Paul shfaqen bashkë pas konfirmimit të martesës, ja unaza e këngëtares

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Adele dhe Rich Paul janë fotografuar për herë të parë pasi këngëtarja pranoi se janë martuar. Ata u shfaqën në një ndeshje të LA Lakers me Dallas Marvericks në Los Angeles të mërkurën. 35 vjeçarja konfirmoi se u martua fshehurazi me agjentin sportiv, 41 vjeç, në spektaklin e humorit të shokut të saj të ngushtë, Alan Carr.

Çifti – i cili u fejua në fillim të këtij viti pas gati dy vitesh lidhje – u shfaqën në arenën Crypto.com. Edhe pse bëri çmos për ta fshehur atë, kamerat kanë kapur edhe unazën e saj të martesës.

Rich u fotografua disa herë duke u përpjekur të përmbajë të qeshurën e tij pasi Adele i pëshpëriti diçka qesharake në vesh gjatë lojës.

Adele dhe Rich u përfol se u martuan vitin e kaluar dhe tani thuhet se ajo ka konfirmuar lajmin në shfaqjen komedike të mikut të saj më të mirë Alan Carr në Los Angeles.

Një fans tha: “Ishte në shfaqjen komedike të Alan Carr në LA sonte dhe Adele ishte në audiencë. Alan pyeti nëse dikush ishte martuar kohët e fundit dhe Adele tha “Unë”.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
Share This Article