UK
Adele ka humbur 45 kilogra
Këngëtarja britanike, Adele ka humbur 45 kilogram dhe ka shndërruar trupin e saj falë një serie ndryshimesh në stilin e jetës.
Pasi ka adoptuar një mënyrë jetese më të shëndetshme, kryesisht për hir të zërit të saj, Adele raportohet se ka humbur në mënyrë të shpejtë 45 kilogram nga trupi i saj.
Ajo u shfaq në foto e veshur me një fustan të shkurtër lulesh në një festë me James Corden dhe Harry Styles.
Ajo është ndaluar duke folur me fansat, duke ju treguar atyre se si u dobësua kaq shumë.
Adele është e mahnitshme për zërin e saj dhe ka patur mjaft sukses më disa nga këngët që u bënë hit botëror.
UK
Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
Problemet me energjinë elektrike dhe një tren i bllokuar kanë ndërprerë trafikun hekurudhor që rrjedh përmes tunelit nënujor që lidh Mbretërinë e Bashkuar me Evropën të martën, teksa operatori i trenave të pasagjerëve “Eurostar” ka pezulluar për një kohë të pacaktuar shërbimet e tij për në Londër gjatë periudhës së ngjeshur të festave të fundvitit.
Eurostari për ndërprerjen ka fajësuar “problemet e furnizimit me energji elektrike në Tunelin e Kanalit” dhe atë që e quajti një tren të prishur të operuar nga “LeShuttle”, i cili transporton automjetet në hekurudhë përmes tunelit, për në nga portin francez i Calais dhe porti britanik i Folkston.
Operatori i Tunelit të Kanalit, “Eurotunnel”, ka thënë në një deklaratë të veçantë se problemi me furnizimin me energji ka filluar gjatë natës të së hënës në një pjesë të tunelit, duke ndikuar në udhëtimin hekurudhor si të pasagjerëve ashtu edhe të automjeteve në të dy drejtimet përmes tunelit.
Operatori ka shtuar se trafiku pritet të rifillojë gradualisht të martën pasdite.
UK
Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve
Angola dhe Namibia kanë rënë dakord të pranojnë kthimin e migrantëve të parregullt dhe qytetarëve të tyre me precedentë të rëndë kriminalë, pasi Britania kërcënoi vendet që refuzojnë të bashkëpunojnë me sanksionet e vizave.
Në të njëjtën kohë, Republika Demokratike e Kongos u hoq nga programi i udhëtimit pa viza dhe trajtimit preferencial pasi nuk arriti të përmbushte kërkesat e qeverisë britanike për bashkëpunim të përmirësuar.
Sekretarja e Brendshme Britanike, Shabana Mahmud ka kërcënuar Republikën Demokratike të Kongos me një ndalim të plotë të vizave nëse bashkëpunimi nuk përmirësohet me shpejtësi midis dy vendeve.
“Ne presim që çdo vend t’i përmbahet rregullave. Nëse një nga qytetarët e tij nuk ka të drejtë të jetë këtu, duhet ta pranojë atë përsëri”, theksoi Ministri i Brendshëm.
Marrëveshjet e njoftuara shënojnë ndryshimin e parë të rëndësishëm në kuadër të reformave të njoftuara nga qeveria britanike muajin e kaluar, që synojnë ta bëjnë “statusin e refugjatit” të përkohshëm dhe të përshpejtojnë deportimin e migrantëve të parregullt.
Sipas Sekretares së Jashtme Yvette Cooper autoritetet britanike kanë deportuar më shumë se 50,000 emigrantë të paligjshëm që nga korriku i vitit të kaluar, një rritje prej 23% krahasuar me vitin e kaluar.
Shefja e diplomacisë britanike i ka udhëzuar stafin e saj që të përparësojë kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre të origjinës.
UK
Britania e Madhe refuzon të njohë Somalilandin si shtet të pavarur
Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se nuk do të njohë Somalilandin si shtet të pavarur, duke riafirmuar mbështetjen e saj për integritetin territorial të Somalisë.
Deklarata vjen pasi Izraeli njohu zyrtarisht Somalilandin, një rajon që ka shpallur pavarësinë nga Somalia që në vitin 1991, por që deri më tani nuk ka marrë njohje të gjerë ndërkombëtare.
Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se Londra mbetet e përkushtuar ndaj sovranitetit të Somalisë dhe se çdo ndryshim i statusit duhet të vijë përmes dialogut dhe konsensusit ndërkombëtar.
Somaliland ka funksionuar për më shumë se tre dekada si një entitet de facto i pavarur, me qeveri, institucione dhe zgjedhje të veta, por pa njohje formale nga OKB-ja apo fuqitë kryesore perëndimore.
Vendimi i Britanisë pritet të ketë ndikim diplomatik në rajonin e Bririt të Afrikës, ku stabiliteti dhe balancat gjeopolitike mbeten të brishta.
-
UK1 day agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania1 day agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports1 day agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania1 day agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
-
Bota1 day agoMijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë
