Adelina Emini, këngëtarja e baladave dhe këngëve ritmike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për shikuesit e Televizionit të vetëm shqiptar në Britani të Madhe ALBUKTV në emisionin “Biseda në Londër”, drejtuar nga gazetarja Shpresa Pervetica, flet këngëtarja e mirënjohur nga Prishtina, Adelina Emini.

Adelina thotë se në realizimin e këngëve të saja, ka pasur bashkëpunime me tekst-shkrues të ndryshëm e studio të ndryshme.

Ajo po ashtu thotë se nuk u është përzier në punën e tekst-shkruesve apo produksioneve, sepse siç tha ajo, beson se punën më të mirë dinë ta realizojnë profesionistët, të cilët ia janë përshtatur vijës melodike të zhanrit të saj muzikor, duke pasur një tekst dhe një përmbajtje të mirë.

Ajo thotë se me dashuri i këndon këngët ritmike dhe baladat, pro se në balada ndjehet më mirë, sepse arrin ta realizojë pjesën e interpretimit të saj.

Adelina është njëra nga emrat më të respektuar të estradës shqiptare, e cila krahas muzikës ka arritur shumë edhe në shkencë, e cila është duke vazhduar studimet e doktoratës në Shkencën e Ekonomisë si një nga studentet më të dalluara.

Intervista:

Share This Article