Ademi i reagon Ramës: Njeriut që po jeton ditët e fundit të pushtetit, i ka mbetur vetëm sulmi ndaj opozitës

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Akuzat e Ramës nga Shiroka kanë marrë përgjigjen e kryebashkiakes së Shkodrës,  Voltana Ademi.

Në një deklaratë për mediat, Ademi tha se Ramës nuk i mbetur asnjë alternativë përveçse sulmi i opozitës.

Teksa i kujton Ramës se Shkodra dhe shkodranët nuk kanë pranuar arrogancën e pushtetit as në kohën e komunizimit, thotë se gjuha e tij sot është dëshmi e frikës dhe dobësisë së njeriut që po jeton ditët e fundit të pushtetit.

Qytetarja e parë e Shkodrës thotë se Rama e ka qartë se në 25 prill do të largohet me votën masive të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë.

Ademi: Edi Rama bredh nëpër Shqipëri me të vetmen alternativë që i ka mbetur, sulmet ndaj opozitës.Pas 8 vjet deshtimesh në çdo fushe,pas 8 vitesh ku te vetmit qe fituan ishin oligarket e tij, pa asnje bilanc konkret dhe asnje arritje Edi Rama, i lodhur dhe i pashprese mundohet të hedhe baltë mbi PD, drejtuesit dhe anëtarët e simpatizantët e saj si e vetmja mënyrë komunikimi që i ka mbetur për të folur me shqiptarët.

Sot nga Shkodra ai më sulmoi me gjuhën dhe fjalorin e vetëm që ai njeh, atë të fyerjes dhe sharjes. Shkodra e qytetarisë dhe e kulturës nuk e ka pranuar as në kohët e egra të komunizmit arrogancën e pushtetit. Aq më pak mund ta pranojë sot. Duke sulmuar Shkodrën, qytetarët e saj dhe mua si kryetare e bashkisë, Edi Rama nuk bën gjë tjetër vetëm se dëshmon frikën dhe dobësinë e dikujt që po jeton ditët e fundit të pushtetit.

Njeriu që s’ka mbajtur asnjë premtim dhe që e ngeci Shqipërinë per 8 vjet, sot sillet rrugëve të vendit me arrogancë por lodhet me kot. Ai  e ka të qartë se në 25 prill do të largohet me votën masive të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë. Sepse ndryshimi po vjen dhe shqiptarët mezi po e presin. Në 25 prill Rama dhe arroganca e tij do të largohen dhe Shqipëria qytetare do të fitojë.

Share This Article