Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi tha votimet e sotme ishin referendum, që treguan refuzimin që i bënë qytetarët.
Në një status në Facebook, Ademi tha se Shkodra qëndroi dhe nuk u nënshtrua. Ndërsa mazhoranca pavarësisht presionit për të votuar nuk ia doli.
Reagimi i Voltana Ademit
#FALEMINDERIT #MIRENJOHJE #RESPEKT
Të dashur bashkëqytetarë!
Kemi kaluar një ditë të vështirë! Përballë një shtetrrethimi, i mbështetur edhe nga struktura kriminale, ia kemi dalë ti trëgojmë regjimit se NE jemi shumica, ne jemi QYTETARËT e SHKODRËS që me shumë qytetari, i dhamë përgjigjen e merituar përmes BRAKTISJES totale!
Sot nuk ishin votime, ky ishte REFERENDUM! Shkodranët, nga Thethi në Velipojë, nga Zogajt në Gurin e Zi, e bojkotuan masivisht diktaturën! Shkodra qëndroi, nuk u nënshtrua, duke i dhënë zemër dhe shpresë gjithë Shqipërisë, ashtu si në vitin 1990!
Ky është lajmi i ditës! Rilindja detyroi me anë të presionit qindra persona të votonin por nuk ia doli dot! Pa llogaritur votat e pavlefshme, të cilat janë të shumta si kurrë më parë!
#AsnjeHapPas #BashkeIaDalim #ShkodraNukPerkulet
#BetejaPerDemokraciVazhdon #ShqiperiaSiEuropa