Ministri për diasporë, Edmond Ademi, i cili po vijon vizitën zyrtare në Itali dhe Vatikan, sot është takuar me seretarin për marrëdhënie me shtetet pranë Selisë së Shenjtë, monsinjor Pol Riçard Galager.
Në takim janë vërtetuar marrëdhëniet miqësore në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë, që bazohen në lidhje të rëndësishme historike, vlera kulturore dhe tradita. Gjithashtu, u theksuar roli i Republikës së Maqedonisë së Veriut në promovimin e dialogut ndërfetar dhe respektit të lirive religjioze.
Ministri Ademi ka informuar bashkëbiseduesin për prioritetet e qeverisë, perspektivat euroatlantike, si dhe për avansimin e miqësisë me fqinjët.
Ademi, mes tjerash ka glorifikuar vizitën e Papës Francesko në Republikën e Maqedonisë së Veriut më 7 maj 2019, duke theksuar se vizita është historike dhe përçon mesazh të fortë për paqe, solidaritet dhe dialog.
Gjatë takimit, u shqyrtuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, para së gjithash në fushën e kulturës, mbrojtjes së trashëgimisë istoriko-kulturore, arsimit dhe shëndetësisë.