ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 9 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 13 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 17 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 20 hours ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Ademi: Një ambasador më kërkoi të kandidoja si e pavarur në 30 Qershor

albnews by albnews
16 November, 2019
in Albania
0
Ademi: Po përballemi me grusht shteti
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetarja e Bashkisë Shkodër në detyrë, Voltana Ademi e ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll” në Report Tv mbroi Presidentin Ilir Meta për dekretin e emërimit të Marsida Xhaferllarit dhe mos njohjen e Arta Vorpsit për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Për Ademin, po faktohen paralajmërimet e opozitës se Rama po kap Gjykatën Kushtetuese, ndërsa opozitën në parlament e cilësoi të kapur dhe pa integritet.

RelatedPosts

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë/ Një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit

“Çështja e Gjykatës Kushtetuese po bën vite dhe tani kemi arritur kulmin dhe nuk e dimë si do të zgjidhet. Është e vërtetë që është institucioni që garanton cdo mundësi të abuzimit me ligjin apo Kushtetutën. Fakti që nuk e kemi duket se ka pasoja të mëtejshme, që ka pasur edhe ato të pushtetit vendor, kur lidhet më pas edhe me parlamentin, janë çështje që presin zgjidhje. Ngërçi do të vështirësojë çështjet e Shqipërisë, amulli që askush nuk e kishte menduar. Askush nuk e kishte menduar noterizimin. Për qytetarët po bëhet e qartë kush po e pengon gjykatën Kushtetuese. Në parlament opozita nuk ka ndonjë dorë për vendimet e çmendura, që sjellin amulli.

Opozita në parlament? Nuk po flas për njerëz të blerë, por me integritet. Unë njoh disa nga ata, nuk bënte sens ai votimi me 97 vota. Sot më shumë se kurrë opozita është e interesuar për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, të pavarur. Na e ka kërkuar OSBE-ja, Bundestagu, integrimi, shoqata e bashkive të Shqipërisë për verifikimin dhe ilegjitimitin e 30 Qershorit. Jam në pritje unë si kryetare e bashkisë së Shkodrës për t’i dhënë fund amullisë. Mezi e kam pritur. Vetëm një mendje e çmendur.

Po faktohet ajo që tha opozita, që Rama po kap reformën në drejtësi. Është e llogaritur për të pasur hapat të gjithë…është ë paprecedent. Nuk di nëse do të kishte ndonjë mundësi tjetër Presidenti të vepronte ndryshe. Presidenti nuk ka asnjë rrugë tjetër vecse të lexojë atë që është shkruar, pasi do të kishim probleme edhe më të mëdha. Në cdo rast e kam dëgjuar, ai i referohet Kushtetutës” tha ajo.

Duke komentuar debatet për Reformën Zgjedhore, Ademi tha se rreziku përballë Edi Ramës ekziston edhe nëse do të miratohet Kodi i ri. “Edhe me Kod të përmirësuar me këtë qeveri do të kemi probleme. Nuk jam dakord dhe opozita në asnjë rast nuk do të bëjë marrëveshje politike. Opozita po lufton, po përpiqet shumë”. Në vijim të bisedës, Ademi zbuloi edhe një bisedë me një ambasador, por jo emrin, që sipas saj i kishte kërkuar që të kandidonte e pavarur në zgjedhjet e 30 Qershorit, kur opozita bojkotoi. “Një ambasador më pyeti pse nuk kandidoni e pavarur se fitoni.

Nuk do ta merrja kurrë përsipër dhe kur e mendoj askush nuk merr përsipër për të vendosur njerëzit përballë krimit te qendrat e votimit” tha Ademi. Deklaratën e Presidentit për armatosje të popullit, si një nga tre rrugët që i kanë mbetur, Ademi e komentoi kështu “Presidenti ka thënë një gjë që mua më ka vrarë veshin dhe më alarmon, ka tre mundësi tha ai. Në atë parlament. Në atë parlament ata duhet të bëjë një hap pas, po vjen edhe 28 Nëntori” tha ajo.

Ademi tha se në krye të bashkisë do të qëndrojë deri në momentin që Presidenti do të dekretojë datën e re të zgjedhjeve. “Ne kemi kaluar grusht shteti të vërtetë. Unë do të jem kryetare deri kur të ketë zgjedhje të rregullta, sikur duhet për kryetar dhe këshill bashkiak. Unë pres që të kem një dekret të Presidentit në momentin e duhur pasi të sigurohemi për zgjedhje vendore. Ne presim një verdikt nga Gjykata Kushtetuese. Situata në bashki nuk është e lehtë. Ne punojmë cdo ditë, kemi një ngarkesë të shtuar, jo vetëm për shkak të nevojës, e kemi menaxhuar shumë mirë. Nuk kam pasur kurrë presion”.

Por si i ka marrëdhëniet me Lulzim Bashën e Jozefina Topallin dhe a do të rikandidojë sërish për bashkinë e Shkodrës? “Jam anëtare e PD-së që nga 1996, nëna ime ka qenë anëtare kryesie. Me të gjithë kolegët, me kryetarët të gjithë në Shkodër, por edhe në Tiranë, doktorin kur ishte, por kam respektuar të gjithë anëtarët dhe vijoj të kem të njëjtat marrëdhënie. Të gjithë kanë kontributin e rëndësishëm në etapa të ndryshme dhe për këtë kam një qëndrim serioz; respekt, por edhe bashkëpunues.

Kjo është ajo që më udhëheq në punën time. Ne komunikojmë cdo ditë me kryetarin (Bashën). Përpiqemi që të punojmë në grup. Topalli është një ndër gratë me kontribut të rëndësishëm për PD-në, unë dikur kam qenë anëtare e shtabit të Topallit. E takova para dy javësh, të gjithë njerëzit që kanë kontribuar në PD meritojnë respektin. Për kandidimin jemi herët për të folur. Projekti bashkisë së Shkodrës duhet të vijojë, pasi 4 vite ka që ka nisur” përfundoi ajo.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result