ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm në një gjyq të paprecedentë ukrainas 5 hours ago
Numri i qytetarëve irlandezë të deportuar nga SHBA-të është rritur me më shumë se 50% 5 hours ago
Gjykata Supreme e SHBA-së lejon që administrata Trump të kërkojë që seksi në lindje të shënohet në pasaporta 5 hours ago
OKB heq sanksionet ndaj presidentit sirian përpara vizitës në Shtëpinë e Bardhë 5 hours ago
Demokratët festojnë fitoret në zgjedhje. Rifitimi i pushtetit do të jetë më i vështirë 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ademi: Po përballemi me grusht shteti

albnews by albnews
15 June, 2019
in Albania
0
Ademi: Po përballemi me grusht shteti
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shkaktuan fortunë reagimesh nga mazhoranca dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, shkresat që bashkitë e drejtuara nga përfaqësuesit e opozitës dërguan për lirimin e ambjenteve të KZAZ-ve dhe heqjen e listave përfundimtare të zgjedhjeve, afishuar sipas kodit zgjedhor. 

Kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi duke folur për RTV Ora, thotë se dekreti është akt ligjor me fuqi zbatuese dhe ajo që po bëjnë tani sot këto njësi, nuk është asgjë më shumë se zbatim i ligjit.

RelatedPosts

Polici anglez nuhati erën e kanabisit, i zbuloi 500 rrënjë “jeshile” shqiptarit, dënohet me 1 vit burg

“Më thirri në zyrë dhe më fyeu”, Pacolli rrëfen prapaskenat: Balluku s’na konsideroi fare në takim

Gjykata Kushtetuese ktheu Erion Veliajn në detyrë, Rama: Ky është një skandal

Voltana Ademi: “Dekreti është akt ligjor me fuqi zbatuese. Proçesi zgjedhor nis me dekret të presidentit, është i zbatueshëm duke filluar nga KQZ dhe të gjitha institucionet e tjera, prandaj ne kemi vepruar. Kodi zgjedhor përcakton detyrat e bashkive . Ajo që po bëjmë tani nuk është më shumë se zbatim i ligjit …
Në kushtet aktuale duke folur për Shkodrën, KZAZ nuk janë në funksion. Nuk kanë qënë asnjë ditë në funksion. Aq më teper tani nuk do të jenë në funksion, pasi ambjentet sdo të jenë në dispozicion më, kjo në bazë të ligjit.

Numrit dy të KQZ-së Denar Bibës që kërcënoi me padi penale kryebashkiakët, Ademi i kërkon të rrijë larg të tilla deklaratave, pasi askush nuk do të guxojë të shantazhojë të zgjedhurit.

Voltana Ademi: Duhet ti rrijnë larg deklaratave për vetëgjyqësi, apo që të marrin tagre qe i kanë organe të tjera. Askush nuk duhet të guxojë të bëjë deklarata të tilla, aq më teper ndaj kryebashkiakeve të zgjedhur nga qytetaret. Interpretimet e tjera janë institucione si gjykata apo prokuroria që i bën. Askush nuk mund të akuzojë apo anatemoje e shantazojë të zgjedhurit.

Edhe Edi Ramës që ju tha se po mbrojnë drejtuesit e opozitës i jep të njëjtën përgjigje, duke shtuar se është mesuar me të tilla shantazhe.

Voltana Ademi: “Përtëj deklaratave politike, unë e marr si shantazh. Në Shkoder jam mësuar me këto dhe nuk më bëjnë përshtypje. Edhe kryeministrit i jap të njëjtën përgjigje si Denar Bibës, të zgjedhurit askush nuk mund ti shantazhojë”.

Në fund e ka një koment për retorikën e vazhdueshme politike të kryeministrit dhe qeverise se me 30 qershor Shqipëria voton. Proçeset farse nuk do të pranohen nga qytetarët, por as nga opozita dhe vetë ndërkombëtarët thotë Ademi.

Eshtë fatkeqësi për vendin dhe qytetarët që ne po përballemi me grusht shteti. Mos përgjigjia dhe mos zbatimi i dekretit të presidentit nga KQZ, është një grusht i hapur shteti. Uroj të mos kemi të tjerë nga institucione të tjera në ditët në vijim. Sikurse po e shihni ne poo veprojmë me instrumenta demokratike, si përgjegjesi që kemi në këto poste. Do të vazhdojmë të ngrejmë zërin në emer të qytetareve që të mundesohet ndalimi i cdo iniciative apo dhunim i procesit farsë, e të padrekretuar që tentohet të mbahet. Kjo është e paprecedent që po ndodh dhe nëse ka një proces ai nuk do të njihet nga ne, qytetarët por besoj edhe nga opinioni ndërkombëtar.Aktualisht ambjentet e KZAZ-ve në Shkoder janë jo funksionale, megjithatë pritet që nga dita e hënë ato të merren në ruajtje nga policia, pasi KQZ do të sjellë materialet zgjedhore.”

Aktualisht ambjentet e KZAZ-ve në Shkoder janë jo funksionale, megjithatë pritet që nga dita e hënë ato të merren në ruajtje nga policia, pasi KQZ do të sjellë materialet zgjedhore.

/Ora News.tv/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm në një gjyq të paprecedentë ukrainas

Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm në një gjyq të paprecedentë ukrainas

7 November, 2025
Numri i qytetarëve irlandezë të deportuar nga SHBA-të është rritur me më shumë se 50%

Numri i qytetarëve irlandezë të deportuar nga SHBA-të është rritur me më shumë se 50%

7 November, 2025
Gjykata Supreme e SHBA-së lejon që administrata Trump të kërkojë që seksi në lindje të shënohet në pasaporta

Gjykata Supreme e SHBA-së lejon që administrata Trump të kërkojë që seksi në lindje të shënohet në pasaporta

7 November, 2025
OKB heq sanksionet ndaj presidentit sirian përpara vizitës në Shtëpinë e Bardhë

OKB heq sanksionet ndaj presidentit sirian përpara vizitës në Shtëpinë e Bardhë

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result