Ademi: Triumfi ndaj Gjermanisë është motiv për Evropian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesfushori i Maqedonisë së Veriut, shqiptari Arijan Ademi ka insistuar se fitorja ndaj Gjermanisë ishte plotësisht e merituar.

Maqedonia e Veriut, të mërkurën mbrëma triumfoi ndaj Gjermanisë në Duisburg me rezultatin 2:1 në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Ademi asistoi në njërin prej golave të Maqedonisë së Veriut derisa asistues ishte edhe shqiptari tjetër, Enis Bardhi. Ademi ka thënë se triumfi në këtë ndeshje ka shtuar motivin te Maqedonia e Veriut në prag të Kampionatit Botëror. Maqedonia e Veriut këtë verë për herë të parë do të luajë në Evropian dhe është në një grup me Ukrainën, Holandën e Austrinë.

“Ishte një fitore e madhe për ne. Ne besuam dhe fituam me meritë. Kur beson në diçka, atëherë mund ta arrish. Kemi një gjeneratë madhështore. Ne i kemi parasysh cilësitë tona dhe kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Ademi.

“Ishte e rëndësishme për ne që të dëshmojmë se mund të fitojmë kundër përfaqësueseve të mëdha. Pas këtij triumfi, mendoj se do ta kemi më lehtë kundër Austrisë, Holandës e Ukrainës në Evropian”, është shprehur ai.

Share This Article