Adhuruesi pëson infarkt dhe vdes pasi merr vesh se Trumpi ishte i prekur me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një indian i cili e adhuronte presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ka vdekur si pasojë e atakut kardiak pasi kishte marrë vesh se presidenti amerikan ishte i infektuar me COVID-19, ka thënë një zyrtar nga fshati i tij dhe policia.

Bussa Krishna i cili kishte thënë se i ishte përkushtuar Trumpit për më shumë se katër vjet kur e kishte parë ëndërr, ka postuar një video duke qajtur para disa ditësh duke u lutur që idoli i tij të shërohej.

Trumpi ka deklaruar më 2 tetor se kishte rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe kishte kaluar tri netë në spital për trajtim. Të dielën, Trump ka thënë se ishte shëruar dhe se do t’i kthehej fushatës zgjedhore.

Kryetari i fshatit Konney, Venkat Goud, tha se Krishna ishte “i dëshpëruar” sepse Trumpi dhe gruaja e tij, Melania, ishin infektuar, raporton Reuters.

“Është pikëlluese si vdiq pa e takuar heroin e tij”, i tha Goud përmes telefonit Reuters.

Ndërsa, nga policia u konfirmua se Krishna kishte vdekur nga ataku kardiak.

Share This Article