ADN-ja e njeriut plotësohet me 3400 gene të reja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Plotësohet harta e ADN-së njerëzore me 3400 gene të reja. Pas 20 vitesh punë nga ana e kërkuesve, gjenoma njerëzore duket e kompletuar dhe përmban 3.9 miliardë palë baza, dhe jo 3.2 që përmbante sekuencimi i parë.

Kompletimi i hartës është bërë i mundur me ndihmën e teknologjive të avancuara të krijuara vitet e fundit. Falë tyre është arritur rezultati i tanishëm që sipas autorëve te studimit, është një hap i rëndësishëm për shkencën, dhe hapi më i madh i kryer pas publikimit të hartës së parë. Gjithashtu do të  hapë rrugën e mjekësisë të së ardhmes, dhe të kuptohet më tepër mbi funksionimin e geneve dhe mënyra rregullatore e tyre.

Informacionet e reja të këtij kërkimi në plotësimin e librit të jetës, janë publikuar online në “BioRxiv”, që përmbledh artikuj në pritje të gjykimit dhe konfirmimit përfundimtar nga komuniteti shkencor ndërkombëtar.

Share This Article