Adnan Januzaj në PSG ?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat spanjolle kanë shkruar sot se Adnan Januza është rrugës për t’u transferuar në një skuadër të madhe gjatë kësaj vere.

Adnan Januzaj është përsëri në treg dhe shumë shpejt mund të transferohet në një skuadër të madhe, ka shkruar e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo”.

Sipas kësaj media, belgu me origjinë nga Kosova është duke u kërkuar nga shumë skuadra të mëdha.

Ndër më të interesuarit për sulmuesin anësor është skuadra italiane Milan, por për shërbimet e Januzajt janë të interesuar edhe holandezët e Ajax, spanjollët e Sevilla dhe se fundmi në garë për Adnanin është hyrë edhe PSG.

Sipas medias, Januza ia ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet nga Real Sociedad.

Share This Article